Albulena Haxhiu viziton familjen Spahija në Gjakovë për t’i ngushëlluar pas humbjes së Daorsës

nga Xh M

Gjakovë, 14 nëntor – Në emër të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, këshilltarja presidenciale Donika Kadaj Bujupi, së bashku me Nënkryetaren e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, vizituan familjen Spahija në Gjakovë për t’u shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas humbjes së vajzës së tyre, Daorsës, një të reje të jashtëzakonshme dhe studente të shkëlqyer të mjekësisë në Tetovë.

Këshilltarja Kadaj Bujupi i shprehu dhimbjen më të thellë prindërve, Arbërit dhe Diellzës, si dhe gjithë familjes Spahija, duke theksuar se humbja e Daorsës prek zemrat e të gjithëve.

Ajo u siguroi familjarëve se institucionet e vendit do të qëndrojnë pranë tyre me përkushtim dhe mbështetje të vazhdueshme gjatë gjithë procesit të hetimeve që po zhvillohen nga autoritetet kompetente.

Në këtë moment të rëndë, znj. Kadaj Bujupi u bashkua me familjen në dhimbje dhe solidaritet, duke nderuar kujtimin e Daorsës dhe duke garantuar se institucionet do të jenë pranë tyre në çdo hap në kërkim të drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More