Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Albumi i ri i Ava Max promovohet edhe në autobusët e Hong Kongut

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është duke shijuar suksese të shumta kohëve të fundit.

Muajin e kaluar ajo publikoi albumin e saj debutues për tregun kombëtar, të titulluar “Heaven and Hell”.

Albumi, i cili përbrenda ka hitet e mëdha si: “Sweet but Psycho”, “So am I”, “Torn” e shumë të tjera, është duke u promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme nga platformat e muzikës me renome botërore.

Së fundmi, artistja me prejardhje nga Shqipëria ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga reklamimi që i është bërë albumit të saj.

https://www.instagram.com/p/CGF3PcaFHTu/?utm_source=ig_web_copy_link

“Heaven and Hell” është shfaqur edhe në disa prej autobusëve urbanë të Hon Kongut, të cilët gjatë transportimit, kanë shfaqur kopertinën e albumit të shqiptares.

“Këto janë disa fotografi nga Hon Kongu, New Yorku dhe Los Angeles. Një çmenduri të shohësh këtë album përreth botës. Unë dua të falënderoj secilin dhe çdonjërin nga fansat e mi (avatars) për gjithë dashurinë për ‘Heaven And Hell’. Kjo nuk do të ishtwe e mundur pa ju. Jua dua definitivisht”, ka shkruar në Instagram këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi.

Postime të ngjashme

“Unë jam këngëtarja dhe arkitektja më e suksesshme”, Tayna tregon afirmimet që mbante në dhomë para se të bëhej e famshme

S.B.

“Square” blen shumicën e aksioneve të “Tidal”, Jay-Z vihet në Bordin e drejtorëve

S.B.

Adele ndahet zyrtarisht nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, pas dy vitesh procedura gjyqësore

S.B.

I dashuri i deritanishëm i Rita Orës, Romain Gavras konfirmon se është ndarë nga këngëtarja

S.B.

Çmenduria e Ibrahimovicit në “Sanremo”, suedezi udhëtoi 60 kilometra me motorin e një tifozi të Milanit për të arritur në festival pasi ngeci në trafik

S.B.

Ermal Meta shkëlqen në “Sanremo 2021”, renditet i pari në listën e interpretuesve të gjysmëfinales

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...