Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Albumi i ri nuk po i ecën siç duhet, Bebe Rexha: E zhgënjyer, por assesi nuk do të ndalem – karriera ime është e ndërtuar mbi dështimet

Albumi i saj i fundit “Better Mistakes” u publikua gjatë këtij muaji, por fatkeqësisht duket se vuan nga ajo që njihet si “rënia e shkollës së dytë”.

Dhe Bebe Rexha pranoi me gatishmëri debutimin e vogël të albumit të saj të dytë, duke iu përgjigjur në Twitter, faktit se albumi i saj u rendit në vendin e 140-të në top 200 albumet më të mira të Billboard.

“E mërzitur”, shkroi ylli i popit. “Por unë nuk do të dorëzohem. Karriera ime u ndërtua mbi dështimet dhe jo duke ndjekur formën”, shkroi tutje 31-vjeçarja, shkruan DailyMail.

“Unë nuk do të ndalem. Unë kurrë nuk e kam bërë dhe kurrë nuk do ta bëj”, vazhdoi ajo në shënimin rrëfyes. “Unë ende besoj në këtë album. Dhe unë akoma do ta shtyj përpara. Pavarësisht se çfarë”, shkroi Rexha.

“Betetr Mistakes” është albumi pasues i Bebe Rexhës pas atij të parit “Expectations”, i cili u publikua në vitin 2018.

Në albumin e saj të ri, ajo numëron bashkëpunime me emra të njohur si: Travis Barker, Ty Dolla Sign, Trevor Daniel, Lil Uzi Vert, Doja Cat, Lunay dhe Rick Ross.

Pavarësisht nga ata bashkëpunëtorë të zhurmshëm dhe hite si: “Baby, I’m Jealous”, “Sacrifice”, “Sabotage” dhe “Die For A Man”, albumi deri më tani ka arritur në vendin e 129-të në top listën e albumeve më të mira sias ‘Rolling Stone’.

Sidoqoftë, Rexha, e lindur si Bleta Rexha, po e shtyn përpara promovimin me një koncert live të mbajtur në formën virtuale.

Gjatë fundjavës, këngëtarja e hitit “Say My Name” u pa duke marrë pjesë në “MTV Movie & TV Awards”, përpara se të paraqitej në pikën e famshme të “Craig” në West Hollywood, Kaliforni.

Postime të ngjashme

Adriana dhe Keith kujtojnë takimin e tyre të parë

Lea Muslija

Xhensila akuzohet se kopjoi këtë skenë të klipit nga këngëtarja e njohur

Lea Muslija

Bebe Rexha: Shpresoj pas disa vitesh të marr një master në psikologji

Lea Muslija

Pas Rihannës, Chris Brown akuzohet për dhunë ndaj një tjetër gruaje

Lea Muslija

Mësohet data e publikimit të këngës së re nga Rita Ora

Lea Muslija

U ndanë papritur, Khloe Kardashian dhe Tristan thuhet se po i planifikonin pushimet së bashku

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...