Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Aleanca dhe Alternativa me përkrahje publike për Vetëvendosjen!

Shkup, 9 shkurt – Në prag të zgjedhjeve historike që të dielën mbahen në Kosovë, opozita e bashkuar shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka dalë me përkrahje publike për Vetëvendosjen dhe liderin e saj Albin Kurti.

“Historia i dërgon popujve shenjat e saj ogurmira. Kurrë dhe asnjëherë nuk ka qenë më e qartë se tash kjo shenjë për shqiptarët e Kosovës. Krejt dhe Drejt shkoni dhe zgjidhni Albinin dhe shkruani historinë e atdheut tuaj kaq të dashur edhe për ne!”, apelon sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.
Përkrahje të fuqishme ka shprehur edhe kryetari i partisë Alternativës, Afrim Gashi, informon Zhurnal.mk.

“Si përfundim, në këtë pjesë mund të themi se Albin Kurti është në këtë pozitë pikërisht për shkak të qëndrueshmërisë së tij dhe mosdorëzimit në kauzën e tij. Ai është shembulli më eklatant i politikanit që e mbron kauzën e vet me besim gati fanatik dhe, madje, edhe pa argumente empirike, por që kjo në fund t’i shpërblehet me sukses. Dhe, fati u buzëqesh atyre që besojnë në kauzën e tyre.
Përveç kësaj, duke e trazuar status quo-në e kënetës moçalike të skenës politike kosovare, ai është imponuar si protagonist i skenës dhe si i pari në dekadën e re të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Si krijues i fushës së re të politikëbërjes në Kosovë, kur edhe nga ndërkombëtarët është pranuar si partner kredibil, edhe “Kosovën e sovranitetit” e ka në dorë pikërisht ai”, shkruan Ibrahimi në kolumnën e tij të fundit. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zjarret në Koçan janë lokalizuar, helikopterët në teren në Kostin Doll dhe Novosellani

Z H

Ndalohet tërësisht lëvizja në zonat malore

Z H

Shkupi dhe Tetova me më tepër raste aktive, Filipçe thotë se virusi u përhap nga mërgimtarët

Z H

Zaev: Solidariteti funksionon, do të kompensohen dëmet që u shkaktuan nga zjarri

Z H

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 42 gradë

Z H

Angellov paralajmëron gjendje krize në një pjesë të shtetit nëse ka nevojë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...