Shkup, 24 janar – Sipas Aleancës për Shqiptarët, platforma opozitare për mbledhjen e të dhënave për personat pa shtetësi në vendin tonë është e suksesshme dhe kjo dëshmoi interesimin e madh të qytetarëve që i bashkëngjitin dokumente kësaj platforme në pritje të një zgjidhjeje. Sidoqoftë, bashkëngjitja elektronike gjithashtu ka paqartësitë e saj në lidhje me të dhënat personale. Ish gjyqtarja Margarita Caca Nikollovska thotë se do të ishte mirë të mblidhen të dhëna nga një institucion përkatës dhe i sigurtë.
Por Bashkim Bakiu, nga Qendra Analitike e Aleancës – koalicioni Alternativë, nënvizon se të dhënat personale në platformë kërkohen sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe gjithçka bëhet në mënyrë profesionale.
“Brenda platformës ekziston një buton që u kërkon njerëzve që aplikojnë të bien dakord të japin të dhënat e tyre personale, në mënyrë që ata të përpunohen për qëllimet tona, pra për të mirën e tyre, ose të marrin në konsideratë arsyet, për të bërë analiza dhe statistikat mbi problemin e pashtetësisë. “Qëllimi është, mbi të gjitha, fisnik dhe njerëzor,” tha Bakiu.
Pavarësisht nga fakti që platforma është aktive, Ligji i Shtetësisë i propozuar nga opozita u refuzua nga partitë e shumicës parlamentare, të cilët në të njëjtën kohë premtuan një Ligj të ri për të adresuar problemin e personave që nuk kanë fituar ende të drejtën e shtetësisë.