Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: I domosdoshëm lidershipin i SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se e vlerëson të domosdoshëm lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi

Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe si parti opozitare do kryejnë obligimin ndaj Kosovës kur në pyetje janë temat e interesit kombëtar, njofton Klan Kosova.

“Në pushtet apo në opozitë, për ne gjithëherë Kosova mbetet prioriteti kryesor. Në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës, diskutuam për situatën politike e ekonomike në vend ashtu dhe për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme komunale. Si parti opozitare, ne do të kryejmë obligimin tonë për çështjen e dialogut, ashtu siç jemi zotuar para qytetarëve të vendit, gjithnjë në mbrojtje të interesave nacionale. Në takimin e sotëm, ritheksuam domosdoshmërinë e rolit udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces me shumë rëndësi për vendin tonë, prej të cilit presim njohje reciproke, me marrëveshje obligative ligjore, në kufijtë ekzistues dhe paprekshmërinë e organizimit të brendshëm kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Sa i përket temave ekonomike, Haradinaj ka thënë se vlerësimi i ekspertëve të partisë së tij është se Qeveria duhet të ndërmarë veprime konkrete dhe të shpejta në përkrahje të bizneseve, hapje të plotë të ekonomisë dhe vendime që ndalin thellimin e deficitit tregtar në vend, i cili, sipas tij, çdo ditë e më shumë po thellohet.

“Shqetësimi jonë sot ishte edhe ndërprerja e paralajmëruar e memorandumeve për investime kapitale nëpër komuna, nga e cila do të pësojnë qytetarët e vendit. Përderisa janë ndarë 11 milionë euro për energjinë elektrike në veri, vendim ky i panevojshëm për shkak se tani më gëzojmë pavarësi energjetike, do të ishte gabim i madh i qeverisë nëse shkurtohen fondet për komunat”.

Haradinaj ka folur edhe për përgatitjet që ka bërë AAK-ja për zgjedhjet komunale.

“Sa i përket organizimit të brendshëm të partisë, sot dëgjuam raportin se deri ku kanë arritur përgatitjet e Aleancës për zgjedhjet komunale. Në ndërkohë, është afër finalizimit plani ynë qeverisës për komunat e Kosovës, i cili bazohet në nevojat e qytetarëve. Aleanca është e bindur për rezultat të mirë në këto zgjedhje dhe besojmë se vlerësimi i lartë për qeverisjen tonë komunale në Suharekë, Rahovec, Obiliq, Deçan, Junik, Gjakovë dhe Klinë, janë bazë e fortë për fitore në zgjedhjet e ardhshme”.

“Ne synojmë fitoren edhe në shumë komuna të tjera të Kosovës, ku kemi paraqitur kandidatura shumë serioze. Aleanca hyn në këto zgjedhje komunale, me një përfaqësim të ekuilibruar të politikanëve të mirë e me përvojë, ekspertëve, profesionistëve, nga grupmosha të ndryshme, por edhe me kuadro që sfidohen për herë të parë në garën zgjedhore”.

Postime të ngjashme

Haradinaj, Kurtit: Kërko vetëm njohjen reciproke

Dafina Vidishiqi

Dështon sërish të nisë gjykimi ndaj Bukoshit, për “Fondin e 3%”

Dafina Vidishiqi

Krejt çka u ndodhi dhe u tha sot në takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel

Dafina Vidishiqi

Kurti kërkoi largimin e tij nga delegacioni serb, Odaloviq: Jam i gatshëm të tërhiqem

Dafina Vidishiqi

Thaçi: Kurti ta sabotojë dialogun nëse kërkohet “Ahtisari Plus”

Dafina Vidishiqi

Komentohet propozimi i Kurtit për Traktatin e Paqes Kosovë-Serbi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...