Aleanca për Shqiptarët e hapi Shtabin komunal zgjedhor në Tetovë

Tetovë, 27 shtator – Në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale, Aleanca për Shqiptarët ka hapur Shtabin komunal zgjedhor në selinë në Tetovë. Kryetari i partisë, Ziadin Sela ka dëshiruar fushatë të mirë për të gjithë.

“Nga ana tjetër fitoren e kemi të rezervuar për kandidatin e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, ai është kandidati për Tetovën i cili do të jetë fitues në zgjedhje, ai do të jetë z. Vullnet Vejseli. Kjo është edhe detyrë e jona, pasi Tetovës i nevojitet të shpëtojë nga kjo parti qeveritare e cila po sundon gjatë kohë. Dhe e cila në asnjë mënyrë nuk e ka përmirësuar jetën e qytetarëve të Tetovës, përkundrazi. Fushatë të suksesshme dhe korrekte, të qetë dhe demokratike. Kemi program të pasur si koalicion, kandidatë të mirë dhe cilësor, të drejtë të cilët mendojnë të ndërtojnë të ardhmen e këtij vendi duke filluar secili nga komuna ku jeton, nga ku vjen. Platforma jonë është ‘Pastër”, ajo nënkupton mjedis të pastër, nënkupton ajër të pastër, nënkupton kandidatë të pastër për kryetarë komunash, nënkupton punë të pastër pa korrupsion, pa mitë, nënkupton fitore të pastër të koalicionit tonë”, ka thënë Sela.

Kandidati për kryetar komune, Vullnet Vejseli ka thënë se pret të ketë zgjedhje të qeta dhe demokratike dhe ka paralajmëruar prezantimin e programit për Tetovën. 

Related posts

Gashi: Kësaj radhe të bashkuar si uragan shqiptar ta shenojmë fitoren e madhe të 17 tetorit

D V

Shërbimet publike dhe transparenca/ Teuta Arifi: Komuna është në shërbim të qytetarit!

Z H

Kandidatët e Tetovës nënshkruajnë kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More