Aleanca për Shqiptarët: Po bien kambanat nga SHBA, po konfirmohen vlerësimet tona për korrupsionin

Shkup, 24 korrik – Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

“Ka vite që ne si parti politike alarmojmë për nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit ku të përfshirë janë drejtpërdrejtë funksionarë qeveritarë dhe drejtues të institucioneve në vend. Së fundmi të gjitha këto vlerësime u konfirmuan edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku në mënyrë decide theksohet se “ka raporte të shumta se disa funksionarë edhe më tej janë të përfshirë në aktivitete korruptive”.

Më tej në raport thuhet se Maqedonia e Veriut ka ligje të miratuara për luftë kundër korrupsionit, por të njëjtat nuk zbatohen. Raporti lavdëron punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por nënvizon problemet në institucionet qendrore dhe në gjyqësor si shkak për dështimin në këtë betejë. Këto vlerësohen në raport si pengesë kryesore edhe për klimën e investimeve në Maqedoninë e Veriut.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson si jo serioze dhe të papërgjegjshme sjelljen e Qeverisë e cila i trajton me neglizhencë alarmet e këtilla, ndërsa pasojat më të rënda i bartin qytetarët të cilët për çdo ditë braktisin vendin për të ikur nga mungesa e perspektivës dhe korrupsioni i institucioneve të kapura nga pushtetarët aktual”, thuhet në reagimin e ASh-së.

Related posts

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Doganore, Hasani takoi zyrtarë të lartë të Ambasadës Britanike në Shkup, Sajmon Vudok

R Zh

MEGJASHI: MASH të vendos testime të detyrueshme falas në shkolla, ndërsa mësimi të zhvillohet edhe në hapësirë të hapur

N E

Avokati i Popullit shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike në Tetovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com