Aleanca për Shqiptarët thotë se nesër ka festë, demantojnë lajmet e rrejshme

Shkup, 4 shtator – Aleanca për Shqiptarët nuk ka as përçarje dhe as përplasje në degën e Tetovës. Nga kjo parti thonë se nesër në mënyrë festive fillojnë edhe zyrtarisht festën për fitoren e 17 tetorit në këtë qytet.

 

Në Kuvendin e degës delegatët do të zgjedhin në mes të Vullnet Murselit dhe Vjollcë Berishës, ndërsa të dy kandidatët thonë se kanë mbështetjen edhe të strukturave lokale, por edhe të atyre qëndrore. Aleanca për Shqiptarët ka demantuar zërat për imponime, ndarje ose përplasje në mes të strukturave, ndërsa të dy kandidatët kanë thënë se Kuvendin e shohin si një proces të brendshëm dhe demokratik. As Murseli dhe as Berisha nuk ndjehen se u bëhet padrejtësi, ndërsa informacionet e fundit në disa portale i cilësojnë si tentim të dështuar të oponentëve për të nxitur përçarje.

“Jemi bashkë dhe më të fortë. Njëri nga ne do ta mund BDI-në dhe do të fitojnë tetovarët”, është përgjigja e përbashkët e dy pretendentëve për të marë nominimin e partisë.

Related posts

Rihapja e teatrit Shqiptarë në Shkup, përplas ASH-AA e BDI-në

R Zh

Maqedonia e Veriut dhe Portugalia për here të pare fillojnë bashkëpunim në mbrojtje

Z H

Editorial / Vdekjet nga vonesa e vaksinimit – duhet kërkuar përgjegjësi !

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com