Aleksandër Vucic mohon afërsinë me Veselinovicin dhe Radojicicin: S’kam folur kurrë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se një herë ka pasur rastin të kontaktojë me Zvonko Veselinoviqin derisa për Milan Radojiçiqin thotë se s’ka pasur rastin të bisedojë asnjëherë.

 

Kjo deklaratë pak e besueshme e presidentit të Serbisë vjen pas akuzave të politikanes serbe Marinika Tepic, e cila ka thënë se Vuçiq kontakton me Veselinoviqin dhe Milan Radojiçiqin, shkruan N1 trasnmeton Express.

“Unë kam të drejtën që t’iu them, mendoj që e kam parë dy herë Zvonko Veselinoviqin në Kosovë dhe gjithmonë kam folur publikisht. Menoj që ne s’kemi pasur kontakt me njëri-tjetrin. Unë as nuk e kam numrin e tij në telefon. Ndoshta teksa kam biseduar me dikë rreht Kosovës dhe ai ka qenë prezent. Unë mendoj që s’kam biseduar asnjëherë në jetën time me Milanin. S’kam folur asnjëherë derisa ai ishte prezent në takimet ku flasim për njerëzit tanë në Kosovë dhe me përfaqësuesit e Listës Serbe. Në asnjë mënyrë tjetër”, ka thënë Vuçiq.

Por redaktorja e portalit Kossev, Tatjana Lazarevic, ka thënë për N1 se besohet që Veselinoviq dhe Radojiçiq janë dy emrat që ushtrojnë ndikimin e tyre në veri të Mitrovicës pas një raporti shumë të ngusht që kanë me udhëheqjen e partisë së Aleksander Vuçiqit.

Related posts

Maria Ressa and Dimitri Muratov fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

D V

Nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Brazil kanë humbur jetën 500.000 njerëz

Redaksia

Punonjësit e administratës publik detyrohen të vaksinohen në Slloveni

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More