Aleksandër Vuçiç: Nëse një shtet e njeh Kosovën, Serbia do ta fillojë fushatën e çnjohjeve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar se nëse ndonjë vend merr vendim për ta njohur pavarësinë e Kosovës, Beogradi do ta fillojë fushatën për tërheqjen e njohjeve.

 

I pyetur nga mediat në Beograd se si do të reagonte Serbia nëse Kosova fillon fushatën e njohjeve të paralajmëruar nga presidenti turk, Vuçiç përmendi marrëveshjen e Washingtonit dhe zotimin e Kosovës për moratoriumin e të mos bërit fushatë për njohje.

“Do të zgjasë deri në shtator. Nëse dikush merr vendim mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës, ne menjëherë do të fillojmë një fushatë për ta tërhequr njohjen”, tha presidenti serb.

Ai ka shtuar më teju se respekton presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe se Serbia dëshiron marrëdhëniet më të mira me Turqinë.

“Ne kemi vendin tonë, interesat tona dhe ne do të veprojmë në përputhje me ato interesa”, theksoi Vuçiç.

Related posts

Aktakuzë kundër shtatë personave për falsifikim të parasë dhe mbajtje të armëve

D V

Kurti hap fushatën: Fitores së shkurtit t’ia bashkangjesim atë të tetorit komunë për komunë

D V

Kosovë, rritet numri i pacientëve në gjendje të rëndë të shtrirë në spitale

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com