Aleksandër Vuçiq: Serbia e mbështetë liberalizimin e vizave për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq ka deklaruar se e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.“Po, me entuziazëm dhe unë nuk do të shpjegojë arsyet”, tha Vuçiq mbrëmë në TV Happy.Ai këtë deklarim e bëri duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai e mbështet ose jo liberalizimin e vizave për Kosovën.

 

Vuçiq tha gjithashtu se ‘njëri prej tyre’ i tha atij se e di pse Serbia ishte pro liberalizimit të vizave për Kosovën dhe ai replikoi se kjo ndodh për shkak të ‘integrimit europian’ të tyre.Ndërkohë, pavarësisht që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, ende një vendim i tillë nuk ka ardhur nga Bashkimi Europian dhe kjo si pasojë e pesë vendeve mos-njohëse të BE’së.Në anën tjetër, të gjitha këto vende që nuk e njohin Kosovën – arsyen kryesore e kanë konfliktin e hapur dhe të pambyllur midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa deklarata e Vuçiq është e para nga Beogradi zyrtar në përkrahje të liberalizimit të vizave.

Related posts

Stuhi shiu në Shqipëri, boshatisen plazhet në Shëngjin e Durrës

R Zh

Ministrja Gërvalla: Reciprociteti me Serbinë në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel

D V

Një muaj paraburgim ndaj dy zyrtarëve për marrje ryshfeti

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com