Agjencia Zhurnal.mk

Aleksandrova: Bllokimi i ligjit për mbrojtje nga VMRO-DPMNE është mashtrim populist dhe parazgjedhor

Shkup, 17 janar – Zhurnal.mk – Depuetetja nga tetëshja e pavarur që doli nga VMRO-DPMNE, Emilija Aleksandrova, në një intervistë për portalin “Den”, ka hedhur akuza mbi VMRO-DPMNE-në të cilën e quan dyfytyrëshe pasi që kjo parti ka pranuar gjithçka nga Marrëveshja e Prespës, por kërkonin fajtor kur votoheshin ndryshimet Kushtetuese, përcjellë Zhurnal.

Aleksandrova politikat e VMRO-së i quan dyfytyrëshe dhe të pasinqerta.

Mos votimi nga partia e saj amë për ligjin për mbrojtje, dhe pranimi që të votohet ratifikimi i protokolit për anëtarësim në NATO me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, për të është një mashtrim parazgjedhor dhe populist i VMRO-DPMNE-së. Aleksandrova shton se më 3 shkurt do të duhej të dorëzohet propozim ligji i ri me të cilën është paraparë të ulet ndotja e ajrit për 50%, e për të cilën presin mbështetje nga të gjitha partitë në Kuvend.

E pyetur se si e sheh situatën kohëve të fundit ku ministrat teknik tanimë kanë filluar të përdorin emrin Maqedonia e Veriut, ajo thotë se kjo është një dëshmi e jo sinqeritetit të VMRO-së, dhe Aleksandrova deri tani ka kërkuar disa herë dorëheqje nga Mickoski.

“Kjo është edhe një dëshmi, në intervistat e mëparshme, qëndrimet personale dhe deklarata, në press konferenca kam kërkuar nga Mickoski dorëheqje në këtë drejtim, se janë të pasinqertë. Ata në fakt kanë pranuar gjithçka, por në momentin kur votohej, u duhej fajtor për këtë, dhe kështu “tetëshja” disi i erdhi si alibi i mirë që të fshehen në këtë proces, e tani del në sipërfaqe ajo që unë tërë kohën e them dhe ua them anëtarësisë e cila nuk meriton mos sinqeritet dhe politika dyfytyrëshe nga ana e udhëheqësisë së partisë”, ka deklaruar Aleksandrova.

Lidhur me bllokimin e ligjit për mbrojtje e cila është e rëndësishme për integrimet në NATO, Aleksandrova thotë se bllokimi nga ana e VMRO-së nuk është i qartë pasi që ishin vet VMRO që ngritën iniciativë për ratifikim para kohe të protokolit për në NATO.

“Ligji për mbrojtje mendoj se është një mashtrim parazgjedhor dhe populist i VMRO-DPMNE-së. Të mos harojmë se VMRO ishte ajo që ngriti iniciativë për ratifikim parakohe të protokolit për anëtarësim në NATO, dhe tani ato janë të gatshëm të votojnë ratifikimin, ndërsa nuk janë të gatshëm të votojnë ligjin për mbrojtje ku Armata do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është nënçmuese për të gjithë, e pasinqertë dhe unë pyes vallë pas votimit do të qëndrojnë para murit të turpit sepse votuan që Maqedonia e Veriut të hyjë në NATO” ka deklaruar Emilija Aleksandrova, deputete nga tetëshja e pavarur./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...