Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Alergji nga uji: 22-vjeçarja tregon si është përshtatur me sëmundjen e rrallë!

“Aquagenic urticaria” është një gjendje në të cilën lëkura acarohet dhe formon njolla të kuqe nëse bie në kontakt me ujin. Sëmundja është ndër më të rrallat dhe prek një në 230 milionë njerëz

22-vjeçarja, Tessa Hansen-Smith jeton çdo ditë me këtë gjendje dhe shpërndan thuajse gjithë eksperiencën e saj në Instagram dhe rrjete të tjera sociale.

“Është shumë e vështirë, pasi unë jam alergjike edhe nga vetë lotët e mi, pështyma apo djersa ime. Më lodh nxehtësia dhe duhet ta shmang aktivitetin fizik.”

Hansen-Smith shfaqi simptoma që në moshën 8-vjeçare, kur shpërthente në skuqje sa herë që lagej me ujë ose bënte dush. Prindërit fillimisht menduan se ajo kishte një reaksion alergjik ndaj sapunëve dhe shampove të caktuara, por edhe pasi ndaloi t’i përdorte ato, gjendja e Tessës ishte e njëjta.

Pasi hulumtoi simptomat e saj, mamaja e Hansen-Smith, mjeke, u bind dy vite më vonë se vajza ishte “alergjike ndaj ujit”.

Në fillim, Tessa thotë se merrte ilaçe kundër alergjisë, por me rritjen e saj, gjendja i përkeqësohej dhe ilaçet nuk funksiononin më. Në një periudhë ajo merrte 12 tableta në ditë, ndërsa tani merr.

22-vjeçarja tregon se gjithsesi, jetesa me një gjendje të tillë s’është e lehtë. Ajo ndjen shpesh lodhje të muskujve dhe duhet të konsumojë ushqime që përmbajnë shumë lëngje, si fruta apo perime. Edhe pirja e ujit mund t’i shkaktojë “të prera në gjuhë”.

Sidoqoftë, me gjithë vështirësitë, Tessa nuk ka lejuar që sëmundja t’i kontrollojë jetën.

“Unë përpiqem t’i marr gjërat me radhë sepse disa ditë janë më të mira se të tjerat. Nëse takoj miqtë dhe njerëzit e dashur pa nevojën për t’u larguar sepse ndihem e lodhur, këtë e quaj si një fitore.”

Në Instagramin e saj “Living Waterless” (Duke jetuar pa ujë), përmes Q&A (Pyetjeve dhe përgjigjeve), Tessa tregon edhe më shumë detaje për eksperiencën e saj. Për shembull, ajo thotë se bën dush një herë në dy muaj dhe përpiqet të shuajë etjen me qumësht.

Për realizimin e artikullit u përdorën materiale nga Yahoo dhe Anabel.

Postime të ngjashme

Katër ‘shenjat kryesore të hershme’ që mund të tregojnë se po përjetoni një sulm në zemër

D V

Kjo pije mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të përsëritura të zemrës me 50 për qind

D V

Shtimi i flavanoideve në pjatën tuaj mund të ulë rrezikun e rënies njohëse me 38 për qind

D V

Këto janë disa nga faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq dhe mënyrat për ta parandaluar

D V

Pse zverdhet brokoli dhe a është i sigurt për ngrënie

D V

Ngrënia e këtij ushqimi për mëngjes mund të ndihmojë në kthimin e humbjes së muskujve me kalimin e moshës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...