Alex Rodriguez bën shaka për të qenit beqar pas ndarjes nga Jennifer Lopez

Alex Rodriguez mund të ketë humbur Jennifer Lopez, por ai ende ka sensin e tij të humorit.

Derisa po mbulonte “American League Division Series”, ish-ylli i MLB, 46-vjeç, bëri shaka për statusin e tij pasi u nda nga Lopez, 52-vjeçe, në fillim të këtij muaji.

E gjitha filloi kur transmetimi i drejtpërdrejtë i FOX Sports filloi të tregonte pamjet e lojtarëve nga Tampa Bay Rays.

“Nuk është hera e parë që njerëzit kanë ngrënë kokoshka në mes të lojës”, tha Kevin Burkhardt, pasi pamjet e Cameron Diaz duke ushqyer me kokoshka Rodriguez gjatë Super Bowl 2010 u shfaqën në ekran.

Ndërkohë A-Rod, i cili pati një lidhje me Diaz nga viti 2010 deri në 2011-ën, ia ktheu me humor.

“KB, kjo është ndoshta arsyeja pse jam beqar”, tha Rodriguez.

Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

Momenti bëri që prezantuesit të shpërthenin në të qeshura dhe videoja po bën xhiron e rrjeteve sociale.

Kujtojmë që Alex u nda nga J.Lo gjatë këtij viti, gjersa kjo e fundit po shijon një lidhje të re me Ben Affleck.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (Foto: Getty Images)

Ata tashmë po planifikojnë për një martesë që pritet të ndodhë së shpejti.

Related posts

Young Zerka publikon këngën e re “Desire”

D V

Kida, Ledri e Butrinti e ‘djegin’ bashkë, publikojnë ‘Dale’

D V

Katie Price ndan fotografitë e mbuluar me fasha pas një operacioni plastik në Turqi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More