Alexander Schallenberg është kancelari i ri i Austrisë

Alexander Schallenberg është betuar si kancelar i ri i Austrisë pas dorëheqjes së Sebastian Kurz mes pretendimeve për korrupsion.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ish-ministri i Jashtëm u emërua zyrtarisht nga presidenti austriak Alexander Van der Bellen në Pallatin Hofburg në Vjenë të hënën.

Schallenberg, 52 vjeç, ka qenë ministër i jashtëm i Austrisë që nga viti 2019.

Duke folur të dielën në mbrëmje, Van der Bellen tha se puna e qeverisë do të vazhdonte pas dorëheqjes së Kurz.

“Kjo krizë qeveritare ka mbaruar… Dhe puna për vendin tonë mund të vazhdojë. Falënderoj Sebastian Kurz. Me lëvizjen e tij, ai e mbajti dëmin larg dhe dha një kontribut të rëndësishëm në integritetin e institucioneve tona”, ka thënë presidenti austriak.

Kurz dha dorëheqje të shtunën pasi prokurorët filluan hetimin e tij dhe anëtarëve të ekipit të ngushtë mbi pretendimet se paratë e qeverisë u përdorën midis 2016 dhe 2018 për të siguruar mbulim pozitiv në media.

Related posts

Pas takimit Biden – Putin, ambasadori rus kthehet në Uashington javën tjetër

Redaksia

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Spanjë më 29 dhe 30 qershor të vitit 2022

N E

Biznesmeni i arrestuar në Mal të Zi mohon përfshirjen në vrasje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More