Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Alfa Romeo Tonale, vetura e vitit 2021 sipas lexuesve të revistës “What Car”

Alfa Romeo Tonale ka fituar çmimin si vetura më e mirë e vitit 2021, bazuar në votat e lexuesve të revistës së njohur “What Car”.

Lexuesit janë të lirë të votojnë për cilëndo veturë që pëlqejnë, pavarësisht modelit dhe kësaj here çmimi ka shkuar për atë Tonale. Çmimi është ndarë para pak ditësh.

Kjo veturë ishte prezantuar në panairin e Gjenevës më 2019 dhe paraqet një trashëgimi 110-vjeçare të ekzistencës së Alfa Romes.

Modeli Tonale kishte tërhequr vëmendjen e blerësve edhe para se të dilte në treg.

“Për çmimin e lexuesve të ‘What Car’ shpesh ka konkurrencë të madhe, por kësaj here Tonale ishte bindshëm fitues, duke mbledhur dyfish më shumë vota se vendi i dytë”, ka thënë redaktori përgjegjës i revistës, Steven Huntigford.

Postime të ngjashme

Studimi: Veturat elektrike janë shumë më miqësore me mjedisin sesa motorët me djegie

D V

Ford Mustang E-Mach në Librin e Rekordeve Guinness

D V

Ford tërhoqi 775 mijë vetura për shkak të një problemi në timon

D V

Dorëzohet kopja e fundit e Bugatti Divos – çmimi kap shifrat e pesë milionë eurove

D V

Volkswagen Atlas Cross Sport GT me mbi 300 kuaj/fuqi

D V

Çmimet e gomave po rriten, ato së shpejti mund të jenë shumë më të shtrenjta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...