Ali Ahmeti dhe vulat e ASH-së në mes Taravarit dhe Selës?

nga I.A

Shkup, 24 prill – Arben Taravari politikani më i përfolur muajin e fundit, krejt në konotacion negativ. Ai e pranoi vet që ka pasur bisedë telefonike me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, e kjo gjë i irritoi partnerët tjerë në VLEN. E tek më vonë u kuptua që nuk ka qenë vetëm ajo bisedë telefonike por ka pasur edhe takime fizike disa herë me kreun e integristëve. Kjo krejt duket e pabesueshme por ka ndodhur. Përse? Përpos spekulimeve e dyshimeve tjera që janë përhapur në opinion, njëra nga arsyet tjera a mund të jetë çështja e vulave të partisë? shkruan Zhurnal.

A është mbështetur Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit në Ali Ahmetin për ta fituar lëndën në apel që ASH-ja përundimisht të jetë e Arben Taravarit –

Seanca e fundit për çështjen e vulave u mbajt në Gjykatën e Tetovës, më 12 shkurt të po këtij viti. Nga ky vendim dolën të pakënaqur ASH-ja e Taravarit, ndërkaq u gëzuan krahu i Selës.

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, pati reaguar në lidhje me vendimin e lartpërmendur të Gjykatës Themelore të Tetovës, ku vendosën në të mirë të Ziadin Selës. Zëvendëskryeministri Fetai, pati thënë se e para e punës vulat nuk janë kthyer askund, vulat kanë mbetur aty ku janë te Arben Taravari në Aleancën për Shqiptarët. Për Fetain vendimi ka qenë i pritur dhe nuk ka qenë një risi një vendim i tillë i Gjykatës Themelore të Tetovës.

“Ta keni parasysh se vendimi nuk është përfundimtar, para kësaj kishte një vendim të Gjykatës së Apelit në Gostivar të cilën ne e fituam dhe lënda u rikthye aty ku kishte filluar në Gjykatës e Tetovës në të njëjtin gjykatës i cili quhet Ilir Rexhepi. Për të cilin na kanë ardhur informata që ka pranuar para nga pala tjetër për të sjellë të njëjtin vendim. Kjo nuk është befasi, është lojë ping-pongu me një gjyqësor të kapur. Gjyqësori i kapur veç më konfirmohet nga të gjithë burimet ndërkombëtare, dje kishim edhe raportin e fundit të Transparency Intrenational, për perceptimin dhe korrupsionin në vendin tonë. Ku ne kemi shënuar regres për 12 vende, siç thash edhe dje, jemi diku në mes të Kazakistanit dhe Surinamit. Arsyet për këtë regres të madh që e kemi në vitin e fundit ka të bëjë me qasjen në sektorin e drejtësisë. Vërejtjet e Transparency International e thonë atë që e kemi thënë ne në vazhdimësi, që Gjyqësori jonë është i kapur”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Fetai, më 12 shkurt të këtij viti.

Nga kjo deklaratë e Arben Fetait kuptojmë qartë dhe drejt që vulat e partisë janë plaga e krahut të Taravarit të cilët në çdo moment janë ndjerë të rrezikuar që mund t’i merren. Prandaj, edhe akuzat kundrejt gjykatësit veçse i kanë pasur të shkruar dhe është dashtë të dalin e t’i lexojnë. Por, parasegjithash vulat e partisë shpresh herë është shprehur Taravari që për të nuk janë të rëdnësishme, ndërkaq, veprimet e tij janë në kundërthënje të tij.

Vulat e ASH-së në dorë të Taravarit me garancë të Ahmetit do ta irritonin Selën –

Ali Ahmeti nuk është gjykatës, por për ndikimet e BDI-së në Gjykata është futur në listë të zezë Artan Grubi. Prandaj, animi i Taravarit drejt BDI-së përkundur gjitha arsyeve tjera, mund të ketë qenë forcë shtytëse kjo që njëherë e përgjithmon të merret një vendim i prerë që vulat t’i takojnë ASH-së që e udhëheq vet ai.

Por, kjo gjë do ta irritonte thellë Ziadin Selën. Pasi ky i fundit pranoi gurë e dru mbi figurën e tij dhe u pozicionua në Frontin Evropian. Dhe, tani për një bashkëpunim afatshkurt të lihet në baltë është e padrejt dhe e papranueshme për Selën, mbase do të irritohej tejmase për këtë veprim jo të drejt.

Nga e gjithë kjo skemë po kuptohet një gjë që Ali Ahmeti dhe vulat e partisë janë në mes të Ziadin Selës dhe Arben Taravarit. Madje, ky i fundit tani pret edhe mbështetjen e tij për ta fituar procesin gjyqësor që kontesti me vulat të mbyllet si kapitull i hapur i ASH-së.

Kujtojmë që, Taravari po “luanbixhoz” me fatin e një numri të madh të qytetarëve që janë rrshtuar pas tij, i ka shëtitur sikurse turistë pa hartë, nga PDSH-ja, në ASH, nga opozita në pushtet, nga pushteti në opozitë, pra kjo qasje jo serioze ndikon dukshëm në rritjen e vrullit dhe pakënaqësive ndaj tij. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More