Ali Ahmeti e Talat Xhaferi për ngushëllime në Mitrovicë: Nuk e dinim që Veseli ka arritur në Kosovë

Mitrovicë, 10 korrik – Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, po qëndrojnë në qytetin e Mitrovicës për të shprehur ngushëllime në familjen e Kadri Veselit.

 

Ata janë parë nën shoqërimin e kreut të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi po qëndrojnë në Mitrovicë në ditën që aty gjendet edhe ish-kreu i PDK’së, Kadri Veseli.Vetë Ahmeti për T7 ka deklaruar se s’ka pasur dijeni për ardhjen e Veselit nga Haga.

“Kam ardhur për ngushëllime tek një njeri i madh, nuk kam pasur dijeni se Kadri Veseli ka arritur në Kosovë”, ka thënë Ali Ahmeti.

Related posts

Analizë: Maqedonia e Veriut me shifra të frikshme sa i përket numrit të vdekjeve nga Kovid-19

N E

Ziadin Sela mbledh këshilltarët dhe deputetët e Tetovës, shqyrton hapat e mëtejme

N E

Editorial: Themelimi i partisë së re nga Cërvenkovski, bie qeveria “Zaev2”!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com