Ali Ahmeti: Elitat politike të vetëdijësohen për përgjegjësinë që kanë në ndërtimin e shtetit, duke respektuar vullnetin e shqiptarëve dhe barazinë

nga Xh M

Shkup, 8 shtator – Kryetari i BDI Ali Ahmeti n; 23 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë ka uruar që elitat politike të vetëdijësohen për përgjegjësinë që kanë në ndërtimin e shtetit, duke respektuar vullnetin e shqiptarëve dhe barazinë.

23 vite më pas, shohim që akoma ka tendenca për majorizim, për mosrespektim të vullnetit demokratik të shqiptarëve nga partia që përfaqëson komunitetin shumicë, për shkelje të legjitimitetit etnik me synim për të krijuar shërbëtorë ndër shqiptarët për politikat e tyre monoetnike, shkruan mes tjerash Ahmeti.

33 vjet më parë, shqiptarët i gëzoheshin ndarjes nga Jugosllavia dhe ngjallën shpresë për ndërtimin e një shteti të ri të barabartë për të gjithë.

Por, kjo nuk ndodhi, shteti i ri i Maqedonisë vijoi avazin serb në Jugosllavi duke i trajtuar shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë.

Kjo solli deri tek lufta e vitit 2001 dhe Marrëveshja paqësore e Ohrit.

23 vite më pas, shohim që akoma ka tendenca për majorizim, për mosrespektim të vullnetit demokratik të shqiptarëve nga partia që përfaqëson komunitetin shumicë, për shkelje të legjitimitetit etnik me synim për të krijuar shërbëtorë ndër shqiptarët për politikat e tyre monoetnike.

Andaj, në këtë përvjetor të pavarësisë, vlerësoj që elitat politike maqedonase duhet të vetëdijësohen për përgjegjësinë e madhe që e kanë në ndërtimin e shtetit duke respektuar vullnetin politik të shqiptarëve dhe barazinë, sepse ky shtet është i të gjithë neve dhe nuk ndërtohet dot duke mos e respektuar legjitimitetin etnik.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1053393852821403&set=a.465898708237590

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More