Ali Ahmeti nga Saraji: Më 8 maj do kemi Referendum, integrimi është platforma e Frontit Europian

nga Redaksia

Saraj, 1 maj – Takimi i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti me qytetarë sonte ka vazhduar në komunën e Sarajit.

Para të pranishmëve ai tha se më 8 maj do të ketë Referendum dhe qytetarët do kenë dy opsione, atë të integrimit dhe izolimit.

Në zgjedhje dilet me program, në garë bëhen krahasime midis programeve dhe oponentëve të cilët janë në fushë në betejë, më 8 maj me këtë Referendum do të kemi parasysh dy platforma, integrimi që përfaqëson platforma e frontit dhe izolimi që e përfaqëson oponenti ynë VMRO, se këta tanët kanë një platformë dhe ju më 24 prill ua dogjët në dorë, tha kryetari i BDI Ahmeti.

Më tej Ahmeti ka bërë thirrje për afrim të të gjithëve tek platforma që ofron Fronti Europian si mision i vetëm që ofron më të mirën e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More