Ali Ahmeti për herë të parë në Meçkin Kamen

Shkup, 30 korrik – Për herë të parë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të merr pjesë në Meçkin Kamen për shënimin e 2 gushtit, Ditën e kryengritjes revolucionare të Krushevës të vitit 1903. Këtë për KOHA e konfirmuan nga Presidenca, përkatësisht nga Villa Vodno. Nga atje bëjnë me dije se ftesë iu kanë dërguar edhe kryetarëve të ASH-së dhe AAA, Ziadin Sela dhe Afrim Gashit, por deri më tani nuk e kanë konfirmuar nëse do të marrin pjesë në manifestimin që organizohet nën patronazhin e Presidentit Pendarovski.

 

Në manifestimin që e ogranizon Presidenti Pendarovski më 2 gusht, edhe pse do të jenë prezent gati se gjithë krerët e shtetit, nuk do të ketë fjalime. Në të njëjtën është organizuar një program festiv kulturo-muzikor. Manifestimin parashihet ta hapë ansambli shtetëror “Tanec”, ndërsa më pas në skenë do të defilojë me programin e saj edhe Ansambli nacional i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV

Related posts

Ahmeti sot do të shpalos platformën për zgjedhjet lokale

D V

Publikohen kompanitë që fituan grante për zhvillim teknologjik

D V

Nevzat Bejta: Nga nesër fillojmë të numërojmë ditët për një qytet më të mirë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More