Ali Ahmeti përkujton Komandantin Mujë Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij

nga Xh M

Shkup, 14 dhjetor – Në përvjetorin e 27-të të rënies së Komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë një postim përkujtimor, duke nderuar figurën dhe veprën e njërit prej heronjve më të shquar të luftës për liri.

Ahmeti thekson se Mujë Krasniqi ishte simbol i guximit, përkushtimit dhe sakrificës sublime për atdheun dhe dinjitetin kombëtar. Sipas tij, rënia heroike e komandantit Mujë, së bashku me 41 bashkëluftëtarë, 27 vjet më parë, nuk përfaqësonte fundin e një beteje, por themelet mbi të cilat u ndërtua liria.

“Emri dhe vepra e Mujë Krasniqit do të jetojnë përjetësisht në kujtesën kombëtare, si udhërrëfyes për brezat që vijnë,” ka shkruar Ahmeti, duke shtuar se sakrifica e tyre mbetet një amanet i shenjtë për të gjithë shqiptarët.

Në fund të postimit, Ali Ahmeti ka shprehur nderimin dhe respektin më të lartë për dëshmorët e kombit, duke përsëritur mesazhin: “Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit! Lavdi dëshmorëve të kombit!”.

https://www.facebook.com/share/p/1BCCVzrbm1/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More