Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ali Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë Georg Woutsas

Shkup, 17 nëntor, zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti realizoi takim me ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e veriut z.Georg Woutsas

Kryetari Ahmeti në radhë të parë ambasadorit Woutsas i shprehu ngushëllime për viktimat që humbën jetën në sulmin terrorist në Vienë me çka e dënoi këtë akt terrorist që ndërpreu jetën e njerëzve paqedashës.

Në vazhdën e takimit, Kryetari Ahmeti e njoftoi ambasadorin Austriak, gjendjen aktuale politike në vend rreth proceseve integruese ku Maqedonia e Veriut ka bërë progres të mjaftueshëm që të marr edhe datën për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti dhe ambasadori Woutsas, ranë dakord se Maqedonia ka bërë shumë me arritjen e marrëveshjeve me fqinjët gjë që treguan se lidershipi politik në Maqedoni është i vendosur që të dërgoj vendin drejt strukturave euro-atlantike dhe se ngërçet politike duhet të zgjidhen bashkarisht.

Bashkarisht u diskutua edhe rreth gjendjes në rajon dhe bashkëpunimit midis vendeve të rajonit si dhe për prioritetet e vendit tonë siç janë përballja me pandeminë dhe rikuperimi i ekonomisë bashkë edhe me nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Postime të ngjashme

Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Vjenë

Zekirija Haxhiu

Vazhdon trendi i ulët i të infektuarve me Covid, vazhdon dhe vaksinimi

Zekirija Haxhiu

BE sot pritet të shtojë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Bekim Laçi

Vizita e Zaevit në Sofje plot me shpresë, por në Shkup u kthye duar bosh

Zekirija Haxhiu

Moti sot në Maqedoni

Zekirija Haxhiu

PDSH nesër mban Kuvendin e degës në Tetovë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...