Maqedoni

Ali Ahmeti priti në takim kryeministrin Hoti

Zhurnal Ads

Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ali Ahmeti sot nëKuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut realizoi takim mekryeministrin e Republikës së Kosovës z.Avdullah Hoti i cili po qëndronpër vizitë zyrtare në vend.

z.Ahmeti gjatë këtij takimi me z.Hoti ka thënë se Maqedonia e Veriut dheKosova kanë marrëdhënie të shkëlqyer ndër-fqinjësore dhe se kështu do tëmbeten gjithmonë.Ahmeti dhe Hotit kanë bashkëbiseduar edhe për zgjerimin e bashkëpunimitmes dy vendeve tona në funksion të paqes, ekonomisë, stabilitetit dhemirëqenies në rajon.

Lideri i BDI-së z.Ahmeti ka uruar z.Hoti për marrëveshjen e Uashingtonite cila hap rrugën e njohjes reciproke si dhe integrimit në NATO dhe nëBashkimin Evropian pasi që kjo është rruga e vetme që garanton një jetëmë të mirë për të gjithë qytetarët e Ballkanit.Kryetari i BDI-së,

z.Ali Ahmeti gjatë takimit me kryeministrin eRepublikës së Kosovës z.Hoti diskutuan edhe mbi arritjet e Maqedonisë sëVeriut duke përmendur këtu marrëveshjen me Athinën dhe Sofjen si dheorientimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Ahmeti ka porositur Hotin që kompromiset e arritura të Maqedonisë sëVeriut me Greqinë dhe Bullgarinë të jenë një pikë referimi për dialogunKosovë-Serbi pasi që vetëm përmes marrëveshjeve shtetet tona mund tëecin përpara.

Në fund të takimit lideri i BDI-së Ahmeti theksoi se Maqedonia e Veriutdo të përkrahë Republikën e Kosovës në zbatimin e reformave të nevojshmedhe të rëndësishme me qëllim mbisundimin e së drejtës dhe funksionimin emirëfilltë të institucioneve të Kosovës e me këtë rast integrimineuro-atlantik.

Postime të ngjashme

Xhaferi në takim me Thimonier: Kontrolli parlamentar është me rëndësi të madhe

XH,I

12 tetori ditë jo pune për të gjithë qytetarët

XH,I

Lëvizja mes vendeve ballkanike, të martën samiti, do jetë në tryezë edhe Kosova

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...