Ali Ahmeti shpalos listën e kandidatëve për kryetar të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit, mes tyre Visar Ganiu në Çair

Gostivar, 4 shtator – Gjatë këtij takimi, kryetari Ahmeti ka bërë një përmbledhje të vitit të kaluar nga aspekti i zhvillimeve politike aktuale në vend dhe në rajon.

 

Fitorja e Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet lokale padyshim se do të vijon kujdesin edhe më të madh për ambientin jetësor, mirëmbajtje të rregulltë të infrastrukturës rrugore, rrjet të rregulluar të ujësjellësit dhe të kanalizimit, infrastrukturë bashkëkohore sportive dhe rekreative, shkolla të mirëmbajtura dhe të renovuara rregullisht.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, me propozim të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm unanimisht zgjodhën listën e kandidatëve për kryetar të komunave në zgjedhjet e 17 tetorit të këtij viti.

Në vijim ju përcjellim listën e kandidatëve:

Visar Ganiu – Çair
Ejup Abazi – Studeniçan
Suat Shaqiri – Çashkë
Hekuran Duka – Dibër
Erkan Arifi – Likovë
Nebi Rexhepi – Vrapçisht
Ramiz Merko – Strugë
Fatmir Izairi – Zhelinë
Besnik Emshiu – Bogovinë
Nuhi Neziri – Tearcë
Ali Jaoski – Pllasnicë
Arkin Jahii – Brvenicë
Blerim Bexheti – Saraj
Fatmir Dehari – Kërçovë
Nevzat Bejta – Gostivar
Teuta Arifi – Tetovë
Ridvan Ibrahimi – Haraçinë

Kandidati për komunën Dollnen do të përcaktohet në ditët në vijim nga z. Ali Ahmeti. Ndërsa bartës për listën e këshilltarëve në qytetin e Shkupit është përcaktuar, Adrian Muça.

Related posts

LSDM publikon kandidatët edhe për 16 komuna

Redaksia

Qeveria sot do ta mbajë mbledhjen e 106-të

N E

Një punonjës policie me një “Skoda Yeti” goditi një këmbësor dhe e plagosi rëndë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More