Ali Ahmeti shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të poetes Lindita Ahmeti

nga Xh M

Shkup, 9 prill – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të poetes së mirënjohur, Lindita Ahmeti.

Ahmeti shkruan se poetja do të mbetet në kujtimin e të gjithëve për energjinë e saj pozitive dhe vargjet që i la pas si trashëgimi frymëzuese për brezat e ardhshëm.

Statusi i plotë:

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të poetes sonë të mirënjohur, Lindita Ahmeti.
Vargjet që i thurri dora e saj do të mbeten përjetë frymëzim brezash dhe kujtimi më i bukur i energjisë së saj pozitive.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtoreve të Lindita Ahmetit! U prehtë në paqe!

https://www.facebook.com/photo?fbid=961290498698406&set=a.465898708237590

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More