Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Maqedoni

Ali Ahmeti uron Vjosa Osmanin: Tek ne do të gjeni dorë të shtruar

Shkup, 4 prill, Zhurnal.mk – Edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si presidente e Kosovës.

“Gëzohem që sot deputetët e Kosovës arritën të rrumbullakojnë konsolidimin e institucioneve të vendit si rezultat i vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zgjedhja e Presidentes së Republikës së Kosovës është një lajm i mirë për të gjithë dhe unë i uroj zonjës Osmani shumë shëndet, durim e guxim në punën e saj të cilën shpresoj që do ta realizon vetëm me suksese.

Tek ne do të gjeni dorë të shtruar vëllazërore për bashkëpunim dhe mbështetje të sinqertë pa u kursyer për asnjë çast.

Çdo sukses i Kosovës më gëzon, prandaj dhe përgëzoj të gjithë qytetarët për përfundimin e procesit të zgjedhjes së përbërjes së Kuvendit, Qeverinë e re dhe sot edhe Presidenten e re të Kosovës.”, thuhet në urimin e Ahmetit, transmeton Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Kurti me rastin e “Ditës së Evropës”: Për njerëzit e Kosovës, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione

N E

Nga një aksident rrugor në Carralevë të Shtimes kanë humbur jetën dy fëmijë

N E

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me sulmin në Zubin Potok

N E

Ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliq-Radman i reagon Vulinit pas deklaratës se Kroacia dhe Kosovën janë “vëllezër të armëve”

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...