Ali Ahmetit i jepet titulli “Qytetar nderi” i Tiranës

nga Redaksia

Tiranë, 2 maj – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velaij i ka dhënë titullin “Qytetar nderi” i Tiranës politikanit të njohur shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti.

Ahmeti i cili është edhe kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, është vlerësuar për kontributin ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Tirana i ka me pikatoret qytetarët e nderit, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Kristo Frashëri, Adem Demaçi dhe sot do t’i bashkohet këtij gjerdani të njerëzve që e nderojnë qytetin tonë me qytetarinë e nderit, kryetari ynë, lider, frymëzues Ali Ahmeti.

Disa njerëz i hyjnë politikës duke pasur ndërmend një ekskursion të shkurtër, dhe dalin pa lënë asnjë shenjë.

Disa i hynë politikë me përfytyrimin si aksesor, ku thjesht t’i shtojnë xhaketës së tyre një medalje, apo një rresht në CV e tyre, edhe këta të padukshëm dhe kollaj të harrueshëm në rrugëtimin e tyre.

Kurse disa të tjerë i hyjnë politikës të shtyrë nga vokacioni i tyre dhe bëjnë vepra, madje kryevepra. Këta janë ata që mbeten në histori dhe sot jemi dëshmitarë Ali Ahmeti do të mbetet në historinë e gjatë të kombit tonë, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Në ceremoninë që u mbajt në mjediset e këshillit bashkiak të Tiranës kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit qeveritar, ish-presidentët e vendit Alfred Moisiu dhe Bamir Topi si dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të politikës shqiptare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More