Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Aligatori gjigant shfaqet papritur në një fushë golfi, në Florida

Një aligator gjigant është shndërruar në fenomenin më të fundit në rrjet, pasi u filmua duke ecur në një fushë golfi, të mërkurën, në Florida.

Përmasat e tij të mëdha, por edhe mënyra sesi zvarraniku po ecte, bëri që përdoruesit e rrjeteve sociale ta quajnë më tepër si një dinosaur T-Rex i dalë nga filmi “Jurassic Park”.

Fatmirësisht nuk kishte këmbësorë pranë aligatorit, ndërsa personi që po e filmonte u largua me shpejtësi me makinë.

Autoritetet vlerësojnë se në Florida jetojnë rreth 1,3 milionë aligatorë, më i madhi, i kapur ndonjëherë, ka pasur një gjatësi prej 53 metrash. Por edhe pse përmasat e aligatorit në fjalë nuk dihen, banorët vendas kanë shprehur shqetësim pasi kafsha mund të përbëjë rrezik për ta.

Postime të ngjashme

Një dasmë bamirësie për çiftin e pastrehë

S.B.

Në malet e Zvicrës kërkohen vullnetarë për t’i trembur ujqërit

S.B.

Macja e zhdukur ribashkohet me pronarin pas 15 vjetësh

S.B.

Cili nga këta katër katrorë është i ndryshëm nga të tjerët?

S.B.

Njihuni me oficerin 91 vjeçar të policisë në SHBA, i cili nuk ka në plan të pensionohet

S.B.

Shakaja në TikTok, e bën nënën të mendojë se vendi i saj po sulmohet me armë bërthamore

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...