Agjencia Zhurnal.mk

Aliu: Marrëveshja për Ujmanin në kundërshtim me Kushtetutën, përbën një precedent të rrezikshëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka thënë se pika shtatë e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Uashington e cila ka të bëj me Liqenin e Ujmanit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Aliu gjatë një konference për medie tha se kjo pikë e kësaj marrëveshjeje është jetike, teksa u shpreh se me nënshkrimin e një dokumenti pjesë e së cilit është edhe ndarja e Liqenit të Ujmanit, i ka hapur një derë të madhe Serbisë në Kosovë.

“Pika shtatë është njëra ndër pikat më jetike të dokumentit të zotimeve në Uashington të nënshkruar nga zotëri Hoti, ajo që ka të bëj me ndarjen e Liqenit të Ujmanit me Serbinë. Sipas këtij dokumenti, Liqeni i Ujmanit do të ndahet, pra Serbia do të jetë bashkëpronare apo Serbia pranohet si hisenik në Ujman. Kjo pikë e dokumentit të nënshkruar ka bërë hapjen e një dere të madhe, për Serbinë në Kosovë. Derën e cila Serbia tash e sa vite po provon ta hap me presion, atë të të qenit bashkëpronare dhe diskutimit të pronave në Kosovës dhe e arriti në Uashington”, tha Aliu.

Aliu tha se “…pranimi që do të diskutohet për pronësinë mbi Ujman dhe pranimi që ai të ndahet me Serbinë, përbën një precedent i rrezikshëm, që në fund ka shkatërrimin e shtetit të Kosovës që Serbia e synon dhe që e mundësoi zotëri Hoti me delegacionin e tij në Uashington”.

Sipas deputetit të LVV-së, pika shtatë e marrëveshjes është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Kjo pikë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, konkretisht me Nenin 2 të paragrafit 2 të Kushtetutës së Kosovës, ku integriteti dhe sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës janë të përcaktuara me këtë Kushtetutë janë elemente të veçanta të ekzistimit të shtetit të Kosovës”, tha Aliu.

Ai u shpreh se pika e shtatë e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington shkel nenin 121 dhe nenin 122 të Kushtetutës së Kosovës.

“Meqë kjo pikë e marrëveshjes parasheh ndarjen e Liqenit të Ujmanit, shtrohet pyetja, si mund të ndahet ai, praktikisht?  E dimë që diga është në territorin e Kosovës dhe rrjedhja e lumit është në drejtim të brendisë së Kosovës, si po u ndaka uji atëherë. A do të thotë që i lejohet Serbisë qasje deri të Diga, pra a do të zhvendoset kufiri, apo ne t’i paguajmë harraq Serbisë? A është kjo pika e ndarjes së Ujmanit në linjën e ndarjes së territorit, ngjashëm me ndërrimin e trasesë së hekurudhës, me kërkesë të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, i cili deklaroi se ia arritëm ta lidhim Serbinë  e Kosovën përmes Merdares, e që të mos lejojmë marrjen nën kontroll të stacioneve hekurudhore, në veri nga Republika e Kosovës”, tha Aliu.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...