Aliu takohet me drejtuesit e KFOR-it amerikan për rrjedhat e përgjithshme në vend

nga D V

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në një takim drejtuesit e KFOR-it amerikan për të biseduar mbi rrjedhat e përgjithshme në vend por edhe në komunën e Ferizajt. Aliu ka njoftuar KFOR-in se në komunën që ai drejton punët në përgjithësi po ecën mjaftë mirë dhe pa telashe. Po ashtu edhe në aspektin e sigurisë kjo komunë vazhdon të jetë e qetë dhe stabile.

‘’Mirëprita sot, ekipin e ri të KFOR-it amerikan, Njësia LMT, Komandantin e LMT-së, rreshterin e klasit të parë Ryan Johnson, rreshterin e klasit të parë Eric Calvo, rreshteren Janelle Viano dhe specialistin Morgan May anëtarë të ekipit LMT në Ferizaj, me të cilët bashkëbiseduam mbi rrjedhat e përgjithshme në vend, situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin mes nesh’’, ka njoftuar Aliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More