Alizoti: Jam i bindur se PD do të fitojë zgjedhjet! Kjo qeveri është denigruar, Rama është kthyer në një adoleshent…

nga Xh M

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, ka shprehur besimin se Partia Demokratike do të dalë fituese në zgjedhje, gjatë një interviste në emisionin “Kjo javë” në News 24.

Alizoti ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për dështim, duke theksuar se kjo qeveri është denigruar dhe ka humbur besimin e qytetarëve. Ai ka kritikuar ashpër Ramën, duke e cilësuar si një adoleshent që përfshihet në polemika me qytetarët dhe që nuk është në gjendje të udhëheqë më vendin. Alizoti ka theksuar se gjysma e qeverisë është ose në burg, ose në arrati.

Tomor Alizoti: Unë jam i bindur se PD do të fitojë zgjedhjet. Kjo qeveri është denigruar përpara njerëzve, nuk ka çfarë të japë më, ndodhin të njëjtat gjëra. Tezat e Ramës kanë mbaruar. Gjysma e qeverisë është në burg ose të arratisur. Nuk ka arsye përse Rama të vazhdojë të jetë kryeministër, pasi politikanët që kanë qenë në nivele të larta janë në burg.

Ramës nuk i ngjit më as batuta, nuk drejtohet një vend me gallatë. Rama është bërë një adoleshent, që zihet me ata që komentojnë në facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More