Agjencia Zhurnal.mk
Sport

All Star Game, skuadra e LeBron fiton bindshëm, Antetokounmpo MVP i sfidës

Skuadra LeBron James triumfon bindshëm në All Star Game. Më të mirët e Perëndimit iu imponuan 170-150 rivalëve të tyre të Lindjes në përballjen më spektakolare të vitit, që u zhvillua në “State Farm Arena” të Atlantës. Tre ishin protagonistët e mëdhenj të sfidës: Giannis Antetokounmpo, i cili fitoi çmimin MVP të ndeshjes falë një performance të shkëlyer prej 35 pikësh, Stephen Curry dhe Damian Lillard. 28 pikë pikë për “yllin” e Warrios dhe 32 për më të mirin e Blazers, të cilët realizuan nga tetë trepikësha secili.

Për shkak pandemisë, ngjarja me dy prova që tradicionalisht janë zhvilluar të shtunën, përkatësisht me “Skills Challenge”, e fituar nga Domantas Sabonis, dhe me garën e gjuajtjeve për tri pikë, në të cilën Steph Curry nuk pati rivalë.

Siç ndodh zakonisht në All Star Game, të dyja skuadrat u dhanë përparësi që në fillim veprimeve spektakolare në sulm. Sidoqoftë, skuadra e Lebron James, falë një Giannis Antetokounmpo të papërmbajtshëm dhe një snajperi si Steph Curry, u shkëput plot 20 pikë në përfundim të periodës së dytë.

Gjatë pushimit u zhvillua gara e zhytjeve, në të cilën triumfoi Anfernee Simons. Ekipet u kthyen në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes, por muzika nuk ndryshoi. Damian Lillard u ngrit në katedër duke qenë i saktë në disa gjuajtje radhazi për tre, që nuk e lejuan skuadrën kundërshtare që të afrohej, duke ruajtur distancën prej 20 pikësh. Në periodën e fundit, skuadra LeBron vazhdoi të shënonte në vazhdimësi, duke kapur në fund kuotën e 170 pikëve.

Postime të ngjashme

Camavinga tek Reali, çështje kohe

Z H

Tottenham shtyn Harry Kane drejt Real Madridit

Z H

Lewandowski rikthehet në stërvitje para ndeshjes me PSG

Z H

Qyteti i Romës mund të mos përzgjedhet nga UEFA si nikoqire e “Euro 2020”

Z H

Xhevdet Shabani hyn në histori të Dritës, bëhet golashënuesi më i mirë i klubit gjilanas

Z H

Tuchel: Mos prisni që Havertz të jetë si Diego Costa

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...