Allegri konfirmon dy mungesat e mëdha të Juventusit: Nuk luajnë ndaj Chelseat dhe Torinos

Juventusi ka marrë edhe një fitore në Serie A dhe tanimë ka filluar ngjitjen në tabelën e klasifikimit.

 

Zonja e Vjetër ka mposhtur me vështirësi Sampdorian 3-2 në Allianz Stadium.

Megjithatë në këtë takim u lënduan dy sulmuesit e bardhezinjve, Paulo Dybala dhe Alvaro Morata.

Trajneri i Juventusit, Masimilliano Allegri ka konfirmuar se Alvaro Morata dhe Paulo Dybala nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjet ndaj Chelsea dhe Torino.

“Shpresoj që t’i kem sa më shpejt në ekip Dybalan dhe Moratan, por ndoshta do të rikthehen pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve. E sigurt është që nuk do të jenë të mërkurën dhe të shtunën”, deklaroi Allegri.

Tutje trajneri italian u pyet edhe për hierarkinë e goditësve të penalltive, pasi Bonucci realizoi nga pika e bardhë ndaj Sampdorias.

“Kam vendosur që pas Dybalas goditësi të jetë Bonucci. Si ai, ashtu edhe Cuadrado godasin mirë. Këtë herë mendoja që Bonucci ishte i duhuri dhe për fat nuk gabova”, u shpreh tekniku italian

Related posts

Benzema e thotë publikisht: Mbappe do të vijë në Real Madrid

D V

Asensio mbetet në radarin e Liverpoolit

D V

Arlind Berisha fiton medaljen e artë në MMA në Kupën e Botës U23

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More