Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Allegri pranë emërimit trajner i klubit italian

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është duke e konsideruar rikthimin e Massimiliano Allegri në Seria A, si pasues të Simone Inzaghi në stolin e të kaltërve, pasi ky i fundit i ka ndërprerë bisedimet për kontratë.

Shefi i Lazios ka filluar duke kërkuar zëvendësuesin e Inzaghit, pasi që ky i fundit nuk ka arritur marrëveshje ende për vazhdim të kontratës.

Lotito i ka ofruar trajnerit të tanishëm një kontratë trivjeçare me Lazion, por ish-sulmuesi, i cili i ndihmoi Lazios të rikthehet në Champions League, ende nuk ka marrë vendim se a do ta rinovojë kontratën apo jo.

Ndërsa Allegri shihet si pasues i tij, në rast se Inzaghi nuk rinovon kontratën me Lazion.

Allegri dëshiron të rikthehet në krye te ndonjë skuadre italiane pas një pushimi njëvjeçar.

Postime të ngjashme

Milani dëshiron të mbyllë sa më parë transferimin e Tomorit

Z H

Courtois: Gara për titull ende s’ka mbaruar

Z H

Bartomeu ka kaluar natën në paraburgim në Kataluni

Z H

Lëndohet Ibra, mungon në katër ndeshjet shumë të rëndësishme për Milanin

Z H

Crotone shkarkon trajnerin Stroppa

Z H

Top-23 yjet e futbollit që mbesin pa kontrata në fund të këtij sezoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...