Agjencia Zhurnal.mk

“Almiri”, nesër vendimi nga rigjykimi i rastit

Shkup, 20 qershor, zhurnal.mk – Në prag të vendimit gjyqësor për rastin e Almir Aliut, institucioni ligjvënës i cili gjatë procesit në fazën e parë kishte ngritur iniciativë për Komision Anketues, vazhdon të heshtë edhe një vit pas fillimi të rigjykimit.

“Një vit pas iniciativës për formimin e Komisionit anketues për rastin e Almir Aliut dhe tani në fund të procesit të rigjykimit, ky Kuvend dhe këta deputet shqiptar nuk u mblodhën as edhe një herë për të debatuar për parregullsitë gjatë procesit të gjykimit”.

Iniciativa për formimin e Komisionin Anketues ishte shpalosur në një takim që familja Aliu kishte me grupin parlamentar të BDI-së më 22 mars të vitit 2018.

Për parregullsitë, mos pranimin e dëshmitarëve dhe vendimin e njëanshëm siç e vlerëson familja Aliu vazhdon të heshtë edhe Shoqata e Gjykatësve.

“Shoqata e Gjykatësve të Maqedonisë së Veriut nuk ka koment për shkeljet ligjore në procedurën e rigjykimit për rastin e Almirit. Prej tre vitesh dhe pas dhjetëra ankesave nga pala dëmtuar, asnjë reagim i vetëm apo edhe rekomandim për procesin gjyqësor”.

Edhe pse Gjykata e Apelit hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për shkak të ekspertizave teknike dhe neuro-psikiatrike të përgatitura nga ekspert pa licenca, gjykatësja Maja Denkoska dhe ndihmësi i saj Lubomir Gjorgjeviq vendosën që të njëjtat ekspertiza t’i marrin si dëshmi mbi arsyetimin se ekspertët ndonëse nuk kanë pasur licenca kanë qenë të evidentuar në listën e ekspertëve për të cilën mban llogari Ministria e Drejtësisë. Të premten në Gjykatën Themelore të Kumanovës do të merr epilog procesi gjyqësor për rastin e Almirit 4 vjeçar, ndërsa pala e dëmtuar thonë se nuk presin asgjë më shumë nga vendimi i parë, pasi sipas tyre procesi deri më tani është zhvilluar në kundërshtim me Kodin Penal. Në fillim, akuza ndaj të akuzuarit të parë Boban Iliq ishte ngritur për “vrasje” ndërsa më pas falë ekspertizave nga Branisllav Stefanovski, Zoja Babinkostova dhe Stoillko Zllatkovski, vepra u rikualifikua në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Për vrasjen e Almir Alit në vendimin e shkallës së parë, Boban Iliq i cili shtypi vogëlushin 4 vjeçar me makinë u dënuar me 6 vite burg, ndërsa Sedat Aliu, Abdulla Alit dhe Sami Demiri u dënuan me 6 deri 9 muaj burg efektiv. Vrasja e Almir Aliut ndodhi më 25 qershor 2016 në Kumanovë si pasojë e një zënke paraprake mes prindit të Almirit, Sedat Aliu dhe Boban Iliq bashkë me vëllain e tij Bojan Iliq i cili nuk është përfshirë në akuzën e Prokurorisë Themelore të Kumanovës./Alsat-M/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...