Alonso i kërkon Chelseat që ta lejojë të transferohet te Interi

Marcos Alonso thuhet se po e shtyn Chelsean të lejojë largimin e tij për një përvojë të re në Serie A me Interin.

 

30-vjeçari spanjoll nuk është i huaj për futbollin italian, pasi ka luajtur për Fiorentinën nga vitit 2013 deri më 2016.

Ai po lufton për kohën e rregullt të lojës në Stamford Bridge, veçanërisht nëse Emerson Palmieri mbetet, pasi ai dhe Ben Chilwell janë para tij në hierarki.

Alonso tashmë ishte lidhur me Interin si pjesë e ofertës së Chelseat për Achraf Hakimi, por kjo nuk u materializua kurrë, pasi mbrojtësi shkoi në Paris Saint-Germain.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Chelsea po kërkon 15-20 milionë euro për Alonson, ndërsa Interi do të preferonte një huazim me mundësi blerje.

Është raportuar në Itali se Alonso po e shtyn Chelsean për ta lënë atë të largohet, por kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Klubi anglez pagoi 23 milionë euro për të nënshkruar me Alonson nga Fiorentina në vitin 2016 dhe nuk është i interesuar të humb shumë nga shitja e tij.

Roma gjithashtu kishte treguar interes për spanjollin, para se të merrej vesh me Palmeiras për Matias Vina.

Related posts

Messi rikthehet në Barcelonë, gati kontrata e re në të cilën ka pranuar ulje të konsiderueshme të pagës

D V

Arsenali favorit për të nënshkruar me Renato Sanches për shkak të dy lojtarëve

D V

Mbappe i bashkohet PSG-së në stërvitje, por nuk ka qëllim të rinovojë kontratën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More