Agjencia Zhurnal.mk

Alpet italiane bëhen rozë, dyshohet se algat ia ndryshuan akullit ngjyrën

Shkencëtarët në Itali janë duke hetuar dukjen misterioze të alpeve në këtë vend, ku shtresa e akullt ka marrë ngjyrë rozë. Sipas ekspertëve kjo po ndodh nga algat dhe si rezultat i efekteve të ndryshimeve klimatike.

Është krijuar një huti se prej nga po vijnë këto alga, por Biagio Di Mauro nga Instituti Nacional për Hulumtime, tha se bora ngjyrë rozë është shkaktuar nga algat e njëjta që janë gjetur në Grenlandë, transmeton Telegrafi.

“Algat nuk janë të rrezikshme, është një fenomen natyral që ndodh gjatë periudhës së pranverës dhe verës”, ka deklaruar Di Mauro i cili më parë ka studiuar algat në Morteratsch të Zvicrës.

Hapësira e njohur si Ancylonema ishte shkaktuar edhe në Grenlandë në zonën e njohur si “zona e errët”, ku akulli është duke u shkrirë me shpejtësi të madhe.

Zakonisht akulli refelkton në më shumë se 80 për qind të rrezatimit të diellit që i rikthen në atmosferë, por kur algat shfaqen akulli merr ngjyrë tjetër si pasojë e ngrohjes dhe shkrirjes së shpejtë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!