Alsat i pari, Zhurnal i dyti dhe Tv21 portalet më të besuar në gjuhën shqipe (Foto)

Shkup, 15 shtator – Alsat dhe Zhurnal janë dy portalet më të besuara shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Këtë e thonë rezultatet e hulumtimit të agjencisë Rejting.

 

Sipas rangimit të kësa agjencie, në vendin e tretë për besueshmëri radhitet portali i Televizionit 21.

Të pyetur se cili portal informativ i besojnë më së tepërmi për lajme nga politika, 13.2 e të anketuarëve shqiptarë kanë përzgjedhur Alsat-in, kurse 10.1 për qind Zhurnalin. Tv21 është në vendin e tretë me 3.7 për qind, kurse më poshtë radhiten Portalb, ERA, Almakos, ….

Sipas anketës, rezultatet e së cilës i sjellim në grafikonin më poshtë, Alsat dhe Zhurnal i prijnë listës së portaleve më të besuara për informacione politike edhe në nivel shtetëror, me 9.8 dhe 8.9, duke u radhitur para gjithë portaleve në gjuhën shqipe dhe maqedonase, që janë përfshi në hulumtim.

Këto rezultate janë mirënjohje për punën e perkushtuar dhe serioze të gazetarëve të Alsat dhe Zhurnal. Për agjencinë tonë të lajmeve kanë rëndësi të posaçme sepse janë edhe konfirmim i punës sonë 12 vjeçare në nivel të profesionit edhe përskaj problemeve dhe presioneve që kemi pasur.

Njëkohësisht ato janë motiv për të qëndruar në kursin tonë për informim serioz dhe në kohë të opinionit, kurse të cilit i kemi qëndruar besnik që ga paraqitja jonë në hapësirën mediale para 12 viteve.

Related posts

LSDM: Është hipokrizi që VMRO-DPMNE të flasë për krimin

N E

Hoxha zgjidhet shef i Shtabit zgjedhor të Lëvizjes BESA

D V

KSHZ publikon të gjithë kandidatët për kryetar komunash në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More