Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Alternativa-ASH: Edhe një dështim tjetër në procesin integrues

Shkup, 23 qershor – Koalicioni opozitar shqiptar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sot përmes një komunikate për media kanë reaguar pas vendimit të djeshëm nga ana e BE-së për të mos i dhënë dritë të gjelbër Maqedonisë për fillim të negociatave, informon Zhurnal.

Nga Alternativa dhe ASH shprehen se të gjitha fotografitë e mëparshme dhe premtimet kanë qenë thjeshtë gënjeshtra nga partitë në pushtet ndërsa tani u dëshmua se nuk ka fare datë për negociata.

“Dje ishim dëshmitarë të dështimit të radhës në procesin integrues. Nuk ka datë për bisedime me Bashkimin Evropian dhe që nga viti 2018 çdo gjë paska qenë gënjeshtër. Fotografitë në aeroplan, shpenzimet e shëtitjeve të kryeministrit e ministrave të Qeverisë do të mbeten vetëm një dëshmi e mashtrimit të këtij pushteti dhe shpenzime që do të duhet t’i paguajnë qytetarët e vendit”, thonë nga ASH-Alternativa.

Ata i bëjnë thirrje ministrit Osmani që ta pranojë se ka dështuar, dhe e pyetë atë se çfarë duhet edhe më tej të ndodhë që kjo Qeveri të dorëhiqet.

“Çfarë duhet të ndodh më shumë se kaq që ministri jeshil i punëve të jashtme, Bujar Osmani, të pranojë se është i dështuar, çfarë duhet të ndodhë më shumë që kjo Qeveri të dorëhiqet dhe t’i rikthehet rivlerësimit nga sovrani.

Do të arsyetohen me Bullgarinë, por të gjithë ne e dimë se Bashkimi Evropian nuk pranon në familjen e vet, politikanë e qeveri të korruptuara e të kriminalizuara. Së fundmi vlerësimet e këtilla erdhën edhe nga Uashingtoni përmes dekretit të presidentit Bajden”, thonë nga koalicioni opozitar.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, e ka thënë shumë kohë më parë se kjo Qeveri as vendin nuk mund ta çojë në Evropë dhe as Evropën nuk mund ta sjellë këtu.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

D V

Ambasadorja amerikane Bërnz e vizitoi Entin hidrobiologjik në Ohër

D V

Harta e zjarreve aktive dhe të lokalizuara në mbarë vendin

D V

Nuk ka rrezik nga lindani, zjarri në “OHIS” është lokalizuar

D V

Lokalizohet zjarri pyjor në Leshan në Komunën e Debërcës

D V

Tetë zjarre të reja në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...