Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Alternativa kërkon prolongim të regjistrimit derisa të zgjidhen problemet teknike

Shkup, 1 mars – Zhurnal.mk – Duke patur parasysh pengesat e shumta që kanë mërgimtarët në regjistrimin e tyre në Maqedoni, partia opozitare shqiptare Alternativa kërkon që regjistrimi të prolongohet dhe të krijohen kushte më të mira, informon Zhurnal.

Disa nga pengesat janë rikthimi nga fillimi i sistemit, mos pranimi i disa nga numrat amë dhe këto kanë shkaktuar dyshime dhe nervozë.

Kështu Alternativa bën apel deri tek Enti Shtetëror i Statistikës që urgjentisht të menjanohen këto pengesa teknike në të kundërtën, ata mendojnë se regjistrimi është i montuar.

“Në bazë të informacioneve nga mërgimtarë të shumtë, të cilët kanë tentuar gjatë ditës së sotme të regjistrohen online, ata po përballen me vështirësi të cilat po ua pamundësojnë regjistrimin. Problemet teknike, rikthimi disa herë në fillim të procesit të regjistrimit, mospranimi i numrit amë dhe shumë pengesa të tjera, përveç që kanë shkaktuar revoltë shumë të madhe në mesin e mërgatës shqiptare, kanë shkaktuar edhe dyshime për mbarë procesin e regjistrimit.

Duke u nisur nga kjo, ne si Alternativë bëjmë apel urgjent deri tek Enti Shtetëror i Statistikës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që urgjentisht të mënjanohen pengesat teknike për regjistrim online, ndërsa deri atëherë të pezullohet regjistrimi. Nëse edhe përskaj kësaj qeveria nuk ndërmerr asgjë, i bie të konkludojmë se ky proces i regjistrimit është tërësisht i manipuluar politikisht”, reagojnë kështu nga partia Alternativa.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Regjistrohen 824 raste të reja me Kovid-19, 682 pacientë të shëruar dhe 31 të vdekur

R Zh

LSM-ja u bën apel deputetëve nesër ta votojnë pakon e pestë antikrizë

R Zh

A po fundoset, BDI-ja me ekzekutivin aktual në krye me Artan Grubin ?

R Zh

Liberalët ballkanik për non-pejperin: Kriza e kovidit në rajon dhe BE tokë pjellore për ide të rrezikshme nacionaliste për rishikim të kufijve

R Zh

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...