Agjencia Zhurnal.mk

Alternativa: Ky pushtet vazhdon me standarde të dyfishta për shqiptarët

Shkup, 9 tetor – Ashtu si në qeverisjen OBRM PDUKM-BDI, kur një vrasës si Johan Tarçullovski mbrohej me paratë e shtetit, që i nënshkruante ministri shqiptar i BDI-së, këto ditë po shpërblehet edhe një kriminel tjetër – thonë nga Alternativa.

Është ky Bojan Iliqi, vëllai i Boban Iliqit, vrasësit të Almir Aliut nga Kumanova. Ashtu si Tarçullovski që shpërblehej dikur, sot vëllai i Boban Iliqit punësohet në Njësinë e Zjarrfikësve të Kumanovës.

Sa për informacion, kur ndodhi vrasja e Almirit, bashkë me Bobanin ishte edhe Bojani për ta ndihmuar vëllain e tij vrasës në veprimin e tij makabër. Dhe, në vend që të dënohet, ai shpërblehet – thonë nga Alternativa.

Prandaj jemi sot këtu që, në emër të Alternativës – dega Kumanovë, që ta shprehim shqetësimin e thellë të kumanovarëve, por edhe të gjithë shqiptarëve në përgjithësi për një dukuri që, përveçse na përsëritet, na poshtëron si komb dhe e dëshmon më së miri se pushtetet ndryshojnë, por huqet antishqiptare mbeten – thuhet në komunikatën e Alternativës.

Nisur nga kjo, u bëjmë thirrje institucioneve të pushtetit qendror, por edhe atyre lokale në Kumanovë, që ta marrin seriozisht këtë reagim dhe të veprojnë duke ndaluar me këso sjellje, sepse këto janë ekzemplarët më tipikë se si mund t’u vihet zjarri marrëdhënieve ndëretnike – thonë nga Alternativa.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...