Debati për gazsjellësin, përplasje politike në Kosovë për nismën e mbështetur nga SHBA

Ndërtimi i Gazsjellësit Ballkanik, projekt i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zgjuar debat ne Kosovë ditët e fundit.

Të gjithë faktorët politikë janë përfshirë në të. Në përkrahësit e këtij projekti, u radhit e para presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Në aspektin politik, unë mendoj që ky është një vendim gjeostrategjik tejet i rëndësishëm për Kosovën dhe gjithnjë duhet ta kuptojmë që energjia nuk është vetëm energji, është po ashtu çështje gjeostrategjike. Prandaj, mendoj se për Kosovën nuk mund të ketë rrugëdalje tjetër, përpos bashkëpunimit me SHBA-në. Kosova s’ka pse të shikoj tjetërkund. Shikimin duhet ta mbaj nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë znj. Osmani.

Por një qëndrim kaq të qartë rreth kësaj çështje nuk e ka pasur qeveria. Madje kryeministri Kurti u akuzua nga opozita për hezitim e bllokim te projektit te gazit amerikan.

Përgjigje këtyre kritikave e akuzave u dha ministrja kosovare e ekonomisë, Artane Rizvanolli, menjëherë pas mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.https://zeri.info/inarticle.html

“Pra, nuk jemi duke fol gaz amerikan ose të ndonjë shteti tjetër, por për vendimin për të ndërtuar ose jo infrastrukturë, e cila mundëson lëvizjen e gazit natyror”, tha ajo.  

Vendimin ende të munguar për ketë projekt nga ana e qeverise së Kosovës, ministrja e Ekonomisë Rizvanolli e arsyetoi me koston e projektit, e cila nuk dihet ende. 

“Sa i përket kësaj çështje në kemi qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me partner të ndryshëm, por posaçërisht me MCC… Arsyeja pse në bashkëpunim me MCC, është sepse kjo e fundit filluar studimin e fizibiliteti gjatë këtij viti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit në Kosovë. Dhe ka alokuar një grand deri 200 milionë dollarë, i cili do të shfrytëzohet për ndërtimin pjesërisht të kësaj infrastrukture”, tha ajo. 

Ndërtimi i Termocentralit me Gaz Natyror në Kosovë rrjedh nga marrëveshja e vitit 2020 në mes të ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe shefit ekzekutiv të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Adam Boehler. 

Qëllimi i SHBA përmes këtij projekti është dhënia fund e monopolit rus në tregun e gazit dhe hapjen e derës për një burim energjie nga vendet e tjera.

Related posts

Kosova në 24 orët e fundit regjistron 1,612 raste të reja me Kovid-19

N E

Kosova regjistron 14 raste të reja me koronavirus

D V

Mbetjet mortore të gjetura në Kizhevak javën tjetër vijnë në Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More