AlternAtivA: MPB të mos luajë me ndjenjat e tetovarëve

Shkup, 18 shtator – Pas protestës së djeshme në Tetovë, kur qytetarët e Tetovës në mënyrë paqësore e të qetë e shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj qëndrimit që ka pushteti kundrejt tragjedisë në spitalin modular, në vend të llogarisë për këtë tragjedi, pushteti vazhdon me presione, duke i arrestuar pjesëmarrësit e kësaj proteste thuhet në reagimin e “AlternAtivA”-së.

 

Sipas tyre kjo është arsyeja që AlternAtivA i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të mos luajë me ndjenjat e tetovarëve.

Atha thonë se nëse dikush duhet arrestuar, ata janë drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, të Komunës së Tetovës dhe përgjegjësit e spitalit, por jo protestuesit që reagojnë ndaj atyre që ata i konsiderojnë përgjegjës të djegies në zjarr të familjarëve dhe bashkëqytetarëve të tyre.

AlternAtivA kërkon nga MPB-ja t’i lirojë sa më shpejt personat që mbahet të ndaluar dhe ata t’i kthejë nëpër shtëpitë e tyre. Në të kundërtën, do të detyroheh të konsiderojnë se MPB-ja dëshiron ta mbajë akoma të ndezur flakën në Tetovë.

Related posts

Elizabeta Kançevska Milevska, Fatime Fetai, Ali Ahmeti, Kastriot Rexhepi disa nga të pranishmit në hapjen e Teatrit Shqiptar

D V

Sela: Gara e Argjentit është agjendë jo e blerë apo jeshile, por agjendë kuq e zi për Bërvenicën

Redaksia

Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Republikën helene

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More