Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Alternativa: Nuk i bashkangjitemi Qeverisë, kemi programin tonë zgjedhor

Shkup, 5 mars – zhurnal.mk – Ndonëse mbrëmë Ministri për punë të jashtme Bujar Osmani i ofroi Alternativës t’i bashkangjitet Qeverisë, nga Alternativa hedhin poshtë çdo mundësi për bashkëqeverisje me BDI-në, informon Zhurnal.

Nga Alternativa për Tv21 shprehen se ata kanë programin e tyre zgjedhor së bashku me ASH-në dhe do të respektojnë votat e votuesve të tyre.

“AlternAtivA e ka programin e vet partiak dhe programin zgjedhor të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët, kështu që ne u qëndrojmë besnik votuesve dhe marrëveshjeve tona”, thonë për TV21 nga Alternativa.

Nga Alternativa më tej shtojnë se shqiptarët kanë nevojë për përfaqësim të denjë e jo BDI t’i servojë herë Gruevskit, herë Mijallkovit e herë Zaevit e Spasovskit.

“Mes tjerash në qëndrimin e tyre thuhet se, ajo që shqiptarët kanë nevojë është që partia shqiptare në pushtet të jetë e fuqishme dhe e fortë e jo herë të jetë në shërbim të Zaevit e Spasovskit e herë të Gruevskit e Mijallkovit, por asnjëherë të shqiptarëve. Deklarata të tipit të këtillë mund të prodhojë vetëm dikush që cinizmin e ka bërë diskurs të gjuhës së tij, por edhe një mendësi përçarëse e ofenduese, që u ngjan taktikave serbe e millosheviqiane, prej ku duket se ky eksponent i BDI-së ka marrë mësim gjatë takimeve me ministrat serbë së fundmi në Beograd”, shprehen nga Alterantiva.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Bytyqi: Me mbështetje të drejtpërdrejtë financiare e kthejmë kreativitetin e ivent industries

R Zh

Në Dibër edhe një viktimë nga Kovid-19, deri më tani gjithsej 40

R Zh

Despotovski: Përkundër pandemisë, kompanitë në zonat TIR kanë rezultate pozitive ekonomike

R Zh

Sela: Është gënjeshtër që koalicioni ASh-AAA ka bllokuar pakon e pestë ekonomike

R Zh

MASH: Programe të reja mësimore për filloristët – bazë dhe nxitje për qasje kreative në mësim

R Zh

Qyteti i Shkupit së shpejti do të fillojë me implementimin e qarkullimit – transport i shpejtë me autobusë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...