Alternativa: Nuk mund të rrezikojmë fitoren shqiptare

Shkup, 11 shtator – Partia opozitare Alternativa ka tërhequr kandidatin e saj në Komunën e Kërçovës, Mazllam Osmanin, për siç thonë, sepse nuk mund të rrezikojnë fitoren shqiptare në këtë komunë.

 

“Ne gjykojmë se Kërçova është peshorja e ndërgjegjes sonë kombëtare. Ndonëse përçarja e votës ka filluar qëkur BDI-ja insiston me ngulm që të nxjerrë kandidat puropartiak dhe atë ta shesë në emër të kombit, ne nuk duam të jemi aktorë në temën e përçarjes së votës shqiptare. Duke qenë të prirë për t’i vendosur interesat kombëtare para atyre partiake, por edhe duke e respektuar thirrjen e mërgatës për unifikim, ne disa herë në të kaluarën kemi bërë thirrje që në Kërçovë të kandidojmë me një kandidat të përbashkët shqiptar, por kjo nuk ka ndodhur pikërisht për shkak të insistimit të BDI-së për kandidat partiak.
Sidoqoftë, ne jemi sot këtu që – duke e respektuar edhe kësaj radhe thirrjen e mërgatës sonë atdhetare – t’ju themi se Mazllam Osmani nuk është në garë për kryetar të Kërçovës. Ne tërhiqemi nga gara, sepse nuk dëshirojmë ta rrezikojmë fitoren shqiptare të Kërçovës. Mbetemi me shpresë se Kërçova do të frymojë përsëri shqip, ndërsa ata që insistojnë me kandidatura të konsumuara partiake u qoftë për nder dëmi që mund ta bëjnë!”, thonë nga AAA-ja, transmeton TV21.

Related posts

E habitshme: Në TikTok me gjuhë të urrejtjes kërkohet kryqëzimi i Xhaferit

D V

Gjykata e Apelit hedh poshtë ankesat e Boki 13 dhe Katica Janevës

Z H

Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More