Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Alternativa për nënshtetësinë: Zaev ka humbur rrugën në oborr

Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Në Maqedoni ekziston një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që nuk kanë shtetësi. Problemi kryesor për marrjen e shtetësisë janë kushtet rigoroze të cilat aplikuesit vështirë i plotësojnë. Shumica e qytetarëve të cilët aplikojnë për shtetësi refuzohen me pretekstin se janë të rrezikshëm për shtetin. Ka raste kur person invalid është konsideruar si i rrezikshëm për shtetin dhe i është refuzuar aplikimi, shkruan Zhurnal.

Së fundmi koalicioni shqiptar opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dorëzuan një propozim me çka, qytetarët që nuk kanë shtetësi, të njejtën ta marin duke dëshmuar tre persona se ai ka lindur dhe banon në Maqedoni.

Ky propozim u refuzua kategorikisht nga kryeministri Zoran Zaev duke thënë se nuk meret nënshtetësia me tre dëshmitarë. Sipas tij, çdosecili mund të gjejë tre persona si dëshmitarë por kjo nuk mjafton për nënshtetësi.

Nga Alternativa refuzimin e kryeministrit Zaev e konsiderojnë si shenjë se ai dëshiron të vazhdojë diskriminimin dhe nuk dëshiron ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, ashtu siç është edhe slogani i partisë së tij.

Faton Fazliu nga Alternativa, potencoi se kryeministri Zaev e ka humbur rrugën në oborrin e vet dhe kundërshtimet e tij nuk janë një risi.

“Zoran Zaevi e ka humbur rrugën në oborr dhe kundërthëniet e deklaratave të tij nuk janë më asnjë risi. Nëse atij i duhet një arsye për ta refuzuar propozim-ndryshimin tonë të Ligjit për shtetësi, “tre dëshmitarët” janë arsye e mirë, edhe pse argument i dobët, por nëse ai i pyet vetëm prindërit e tij, sigurisht ata do ia kujtojnë se kjo nuk përbën risi në jurisprudrencë. Pa shkuar më larg.
Sidoqoftë, miratimi ose refuzimi i këtyre ndryshimeve është shenjë se a dëshiron ta vazhdosh diskriminimin apo dëshirojmë të ndërtojmë shoqëri të barabartë dhe pa diskriminime”, ka deklaruar Fazliu për Zhurnal.

Fazliu shprehet se shtetësia është e drejtë e garantuar me konventa ndërokmbëtare dhe kushtetuese dhe se këtë problematikë, Zaev duhet ta marë me më tepër seriozitet.

“Kjo është e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare dhe, gjithsesi, e drejtë kushtetuese dhe ligjore. Shpresoj ta marrë seriozisht këtë temë, sepse kjo nuk është aq joserioze si qasja e shpeshtë e tij”, ka deklaruar Fazliu.

Ndryshe në MPB për momentin janë rreth 2700 kërkesa për shtetësi, por MPB nuk ngutet për këtë gjë. Edhe në platformën shtetësia.mk thuhet se kanë aplikuar rreth 1000 persona pa shtetësi. Një ndër arsyet e tjera që refuzohet dhënia e nënshtetësisë është se qytetarët nuk dinë të flasin maqedonishten.

Në vitin 2020 u refuzuan 87 aplikues shqiptarë për nënshtetësi.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...