Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Alternativa: Qeveria ka dështuar, por faturën po e paguajnë qytetarët me shëndetin e tyre

Partia Alternativa sot ka reaguar rreth gjendjes aktuale me Covid 19 në vendin tonë, duke akuzuar pushtetin se nuk po sillet me seriozitet dhe përgjegjshmëri për menaxhimin e situatës, informon Zhurnal.

Nga Alternativa konsiderojnë se ka nevojë urgjente të angazhimit të të gjitha resurseve profesionale të sektorëve të ndryshëm për menaxhimin me këtë situatë shëndetësore.

“Të shqetësuar për realitetin aktual shumë të rëndë me shëndetin publik në vendin tonë dhe për të nesërmen shëndetësore të qytetarëve tanë, AlternAtivA dëshiron ta ngrejë alarmin për mungesën e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë së Ministrisë së Shëndetësisë, Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe, përgjithësisht, Qeverisë, për menaxhimin e kësaj pandemie, nevojën urgjente të angazhimit të të gjitha resurseve profesionale të sektorëve të ndryshëm për menaxhimin me këtë situatë shëndetësore thellësisht të rënduar dhe domosdoshmërinë e sensibilizimit të qytetarëve tanë për respektimin e masave për mospërhapjen e infeksionit.

Ne gjykojmë se, fatkeqësisht, kjo qeveri, Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse nuk i morën në kohë masat e nevojshme për parandalimin e infeksionit me SARS COV2 dhe e neglizhuan nevojën për t’u përgatitur me valën e dytë. Si pasojë e kësaj, vendi ynë sot po përballet me valën e dytë të pandemisë, duke shënuar numër shumë-shumë të madh të të infektuarve, të sëmurëve me COVID-19 dhe të vdekjes së tyre”, shprehen mes tjerash nga Alternativa.

Nga Alternativa konsiderojnë se sitauta ka nxjerë në pah mungesën e kapaciteteve dhe materialeve për mjekim, mungesë të personelit mjekësor dhe kështu është humbur dhe besimi i qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor.

“Kjo situatë ka nxjerrë në skenë:

– mungesën e kapaciteteve, aparaturave mjekësore dhe materialeve të tjera për mjekim, veçanërisht të rasteve të rënda, por edhe të të sëmurëve të tjerë të hospitalizuar;

– mungesën e personelit mjekësor të nevojshëm, kjo si pasojë edhe e infektimit dhe sëmurjes në vazhdimësi të një numri jo të vogël të këtij personeli në kushtet e mungesës se materialeve dhe hapësirave të papërshtatshme në një pjesë të madhe të spitaleve të vendit tonë;

– kaosin e keqmenaxhimit dhe komunikimit jo të drejtë dhe jofunksional ndërmjet qendrave Covid;

– humbjen e besimit te sistemi ynë shëndetësor;

– politizimin e shëndetësisë dhe përplasjen e saj me interesa të tjera; dhe

– mungesën e një protokolli të unifikuar dhe të miratuar për mjekimin e këtyre të sëmurëve”, shprehen nga partia.

Ata kërkojnë që Qeveria të ndalojë me politizimin e pandemisë dhe të hapet për të gjithë që mund të ndihmojnë, në mënyrë që mos dëmtohet edhe më shumë shëndeti i qytetarëve.

Fatkeqësisht, institucionet kompentente me papërgjegjësinë e tyre na sollën në një situatë kritike, ku “vala e dytë” e pandemisë na ka përfshirë si një stuhi vrastare, që për çdo ditë e më shumë po merr jetë njerëzish të moshave të ndryshme. Të mos harrojmë se Maqedonia e Veriut është në vendin e parë në Europë për vdekshmërinë nga Covid-19, kjo mbase edhe për shkak të mungesës ose keqmenaxhimit me oksigjen te pacientët e shtruar nëpër spitale.

Në kohën që ministri i Shëndetësisë deklaron se edhe kapacitetet spitalore të spitaleve private do të angazhohen në përballjen me të sëmurët me Covid-19, në kohën kur Qeveria ka shpallur gjendje krize për 30 ditë, është e kuptueshme se sistemi shëndetësor publik në vendin tonë është buzë kolapsit dhe se shëndeti publik është rënduar tejmase.

Nga kjo katrahurë e sistemit tonë shëndetësor po vuajnë edhe të sëmurët kronikë dhe të sëmurët e tjerë, të cilët diagnostikohen dhe trajtohen me vonesë ose që vazhdojnë të jenë të padiagnostikuar.

Kjo gjendje është me pasoja të rënda për shëndetin e këtyre të sëmurëve, por askush nga institucionet kompetente nuk është i interesuar dhe nuk e vlerëson këtë, sepse ata janë të përmbytur në paaftësinë e menaxhimit të kësaj situate. Tashmë është e dukshme se Qeveria ka dështuar, por faturën e këtij dështimi po e paguajnë qytetarët me pasoja shëndetësore, me pasoja ekonomike e sociale, por – fatkeqësisht – një numër jo i vogël i rasteve edhe me jetën e tyre.

Të shqetësuar tejmase për shëndetin e qytetareve tanë, ekonominë dhe problemet sociale të familjeve, kërkojmë që:

– Qeveria të ndalojë me politizimin e pandemisë dhe të hapet për të gjithë që mund të ndihmojnë, në mënyrë që mos dëmtohet edhe më shumë shëndeti i qytetarëve. Në të kundërtën vendi ka nevojë urgjente për një qeveri tjetër.

Postime të ngjashme

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

Pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri më 31 dhjetor

Zekirija Haxhiu

BE-ja vendosë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta për rrugëtim

Zekirija Haxhiu

Osmani mund tu jep fund protestave të VMRO-së, por Bullgarinë askush nuk e bind të heqë veton

Bekim Laçi

Bonuse për policët që kanë punuar jashtë orarit të punës

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...