AlternAtivA: Regjistrimi i popullsisë po shkon drejt dështimit

Shkup, 26 shtator – Partia Shqiptare “AlternAtivA – Shkup” në anë të një komunikate për media i bënë thirrje Entit Shtetëror të Statistikave që të ndërmarrë masa serioze që asnjë qytetar të mos mbetet i paregjistruar dhe ky proces të vijojë nëpër amvisëri e mos të detyrohen qytetarët të shkojnë në komunë, përcjell Zhurnal.mk

“Derisa po i numërojmë ditët e fundit të punës së regjistrimit të popullsisë, ndërkohë po i numërojmë edhe familjet shumta të cilave as që u ka trokitur ndonjë regjistrues në derë e as që e dinë se mundësia e fundit për t’u regjistruar është të paraqiten në komunën e tyre.

Në të vërtetë, derisa ekziston detyrimi i shtetit për t’i regjistruar njerëzit në shtëpi, për neve është sabotim nga ana e shtetit thirrja që qytetarët të shkojnë të regjistrohen në komunë. Kjo është mënyrë që shteti edhe një herë të thotë se “regjistrimi ka dështuar” dhe për këtë fajin t’ua hedhë qytetarëve.

Duke e parë këtë gjendje, ne i bëjmë thirrje Entit Shtetëror të Statistikave që të ndërmarrë masa serioze që asnjë qytetar të mos mbetet i paregjistruar dhe ky proces të vijojë nëpër amvisëri e mos të detyrohen qytetarët të shkojnë në komunë. Nëse kësaj qeverie i duhet alibi për ta shpallur regjistrimin të dështuar, ne mendojmë se ka mënyra më elegante të pranimit të përgjegjësisë, të dorëheqjes dhe pranimit të dështimit, por në asnjë mënyrë nuk mund të jenë fajtorë qytetarët për dështimin e tyre.

Meqë angazhimi ynë politik i vitit të fundit ka qenë pikërisht për statusin shtetasit të RMV-së dhe kjo betejë është dëshmuar edhe me ligjin miratuar për shtetësi, për Alternativën do të jetë e papranueshme që regjistrimi i popullsisë të shpallet i dështuar. Nëse para 11 vjetëve dy kryetarë partish e kishin ndalë regjistrimin e popullsisë dhe akoma asnjëri prej tyre nuk është marrë në përgjegjësi, ne po ua rikujtojmë se kungulli nuk rri gjithnjë përmbi ujë.
Sidoqoftë, urojmë që kësaj radhe të kemi proces të suksesshëm të regjistrimit”, thuhet një komunikatën e AA-së, transmeton Zhurnal.mk

Related posts

IM: Artan Grubi kapet mat duke montuar shpifje kundër opozitës shqiptare!

Redaksia

Ndahen bursa për studime në Itali për vitin akademik 2021 – 2022

Z H

Schallenberg: Austria është e lidhur ngushtë me Ballkanin Perëndimor! Të nisin negociatat për Shkupin dhe Tiranën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More